Shqipëria do të hapë kapituj të ri të negociatave për anëtarësim në BE javën e ardhshme

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar për t’i hapur dy kapituj të negociatave për anëtarësim me Shqipërinë, si dhe për t’i mbyllur tre kapituj Malin e Zi, njoftoi të premten presidenca hungareze e Këshillit të BE-së. Kjo do të bëhet gjatë konferencave ndërqeveritare mes BE-së dhe Malit të Zi më 16 dhjetor, si dhe

dhjetor 14, 2024 - 05:00
 0  7
Shqipëria do të hapë kapituj të ri të negociatave për anëtarësim në BE javën e ardhshme
shqiperia-do-te-hape-kapituj-te-ri-te-negociatave-per-anetaresim-ne-be-javen-e-ardhshme

shqiperia-do-te-hape-kapituj-te-ri-te-negociatave-per-anetaresim-ne-be-javen-e-ardhshme

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar për t’i hapur dy kapituj të negociatave për anëtarësim me Shqipërinë, si dhe për t’i mbyllur tre kapituj Malin e Zi, njoftoi të premten presidenca hungareze e Këshillit të BE-së.

Kjo do të bëhet gjatë konferencave ndërqeveritare mes BE-së dhe Malit të Zi më 16 dhjetor, si dhe me Shqipërinë një ditë më vonë.

Presidenca hungareze shtoi se ambasadorët e vendeve të bllokut miratuan qëndrimin e përbashkët të BE-së hapjen e kapitujve 30 dhe 31 me Shqipërinë, si dhe për mbylljen e kapitujve 7, 10 dhe 20 në negociatat me Malin e Zi.

Mali i Zi shpresonte se do t’i mbyllte katër kapituj, por Kroacia e bllokoi mbylljen e kapitullit 31, i cili ka të bëjë me politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Radio Evropa e Lirë raportoi kohë më parë, duke cituar disa burime në Bruksel, se në konferencën e ardhshme ndërqeveritare, Mali i Zi me gjasë do t’i mbyllte tre kapituj të negociatave për anëtarësim në BE.

Të premten pasdite u mbajt një takim i ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, ku pjesëmarrësit duhej të pajtoheshin për tekstin e konkluzioneve përfundimtare për zgjerimin dhe të vendosnin për numrin e kapitujve që do të mbyllte Mali i Zi, si dhe për ata që do t’i hapë Shqipëria javën e ardhshme.

Për hapjen dhe mbylljen e çdo kapitulli është i nevojshëm pëlqimi i të gjithë anëtarëve të Bashkimit Evropian.

Kapitulli 30 për Shqipërinë ka të bëjë me marrëdhëniet e jashtme, ndërsa ai 31 me politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Në tetor, Shqipëria e hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Hapja e kapitujve për Shqipërinë erdhi pas një pritjeje të gjatë, pasi ajo kishte aplikuar për anëtarësim më 2009 dhe e kishte marrë statutin e vendit kandidat më 2014.

Ndërkohë, Mali i Zi do t’i mbyllë përkohësisht kapitullin 7, të drejtat e pronësisë intelektuale; kapitullin 10, shoqëria e informacionit dhe media; dhe kapitullin 20, politikat e biznesit dhe industrisë.

Mali i Zi i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur përkohësisht tre, pasi i hapi negociatat për anëtarësim më 2012.