Tetë policët e lënduar në aksidentin në veri po trajtohen në Emergjencën e Mitrovicës, flasin nga Spitali

Tetë policët e lënduar nga aksidenti në fshatin Grabovc të Leposavqit po trajtohen në emergjencën e spitalit të Mitrovicës.  Lajmin për Gazeta10 e ka bërë të ditur zëdhënësja e Spitalit Regjional, Nita Hakaj. “Tetë policët e lënduar janë duke e marrë trajtimin në Emergjencën e spitalit të Mitrovicës, por  nuk kemi më shumë detaje sepse

dhjetor 14, 2024 - 05:00
 0  9
Tetë policët e lënduar në aksidentin në veri po trajtohen në Emergjencën e Mitrovicës, flasin nga Spitali

Tetë policët e lënduar nga aksidenti në fshatin Grabovc të Leposavqit po trajtohen në emergjencën e spitalit të Mitrovicës. 

Lajmin për Gazeta10 e ka bërë të ditur zëdhënësja e Spitalit Regjional, Nita Hakaj.

“Tetë policët e lënduar janë duke e marrë trajtimin në Emergjencën e spitalit të Mitrovicës, por  nuk kemi më shumë detaje sepse janë duke u ekzaminuar.”, ka thënë ajo.

U raportua se një autoblindë e Policisë së Kosovës është aksidentuar fshatin Grabovc të Leposaviqit në veri të Kosovës, ku të lënduar kanë mbetur 8 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Aksidentin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani.

“E kam informacionin për aksident. Asnjë nga policët nuk është në rrezik për jetën.”, ka thënë ai.

Burime të gazetës online Reporteri.net bëjnë me dije se të lënduar kanë mbetur tetë zyrtarë të Policisë së Kosovës nga Njësia Speciale Operative e Mitrovicës.

Sipas këtyre burimeve autoblinda ka dalë nga rruga derisa po ktheheshin nga Leposaviqi./Gazeta10