Shqipëria fiton dy medalje në Paris 2024, Rama iu përgjigjet skeptikëve: Gjuhëjashtët nuk i gëzohen suksesit të vendit tonë

Fitoret e dy medaljeve olimpike nga Valiev dhe Dudaev i dhanë mundësinë Shqipërisë që për herë të parë të jetë në tabelën e fitueseve në Lojërat Olimpike. Por duket se kjo temë është kthyer në një debat politik mes palëve. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e djeshme se kjo nuk ishte medalja […]

gusht 11, 2024 - 20:00
 0  18
Shqipëria fiton dy medalje në Paris 2024, Rama iu përgjigjet skeptikëve: Gjuhëjashtët nuk i gëzohen suksesit të vendit tonë

Fitoret e dy medaljeve olimpike nga Valiev dhe Dudaev i dhanë mundësinë Shqipërisë që për herë të parë të jetë në tabelën e fitueseve në Lojërat Olimpike.

Por duket se kjo temë është kthyer në një debat politik mes palëve.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e djeshme se kjo nuk ishte medalja e parë e një sportisti që përfaqëson flamurin kuqezi pasi në 1972 në lojërat e Myniut ishte peshëngritësi Ymer Pampuri që ishte kthyer në atdhe me një medalje ari.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e quan medalja e parë olimpike dhe miza nën kësulën politike, pasi sipas tij ka grupime të frymëzuara nga politika në këtë vend që nuk i gëzohen dot asnjë fitoreje duke përfshirë në fushën e luftës politike kundër çdo suksesi të Shqipërisë.

“Miza nën kësulën politike nuk na e lejon gëzimin e njëllojtë, po harbon duke zgjuar si përherë edhe mushkonjat e të shkuarës sonë të largët. Padyshim që gjuhëjashtët e suksesit të madh të Shqipërisë, të cilët janë përgjithësisht po ata që nxjerrin gjuhën për çdo sukses ndërkombëtar e çdo progres të vendit tonë të përbashkët”.

Sa i takon legjendës së peshëngritjes shqiptare Ymer Pampuri, Rama merr përsipër të sqarojë pse medalja nuk ishte një medalje olimpike.

“Ymer Pampuri bëri një sukses e bujë të jashtëzakonshme duke dalë i pari në stilin e forcës (asokohe kishte tre stile gara e ngritjes së peshave), por i nënti në klasifikimin e garës olimpike të Mynihut, si rrjedhojë e rezultatit shumë më të ulët në tre stilet e kombinuara. Medalja e Ymer Pampurit nuk është medalje olimpike, por është medalja e artë në stilin përkatës në kampionatin botëror që atë vit luhej paralelisht në të njëjtën garë olimpike”.

Ndërsa ju kthen përgjigje dhe atyre që i kujtojnë se fituesit e medaljeve nuk janë shqiptarë.

“Padyshim që gjuhëjashtët e suksesit të madh të Shqipërisë jo vetëm nuk duan t’ia dinë se në kohët e sotme, në plot skuadra kombëtare të vendeve të Europës, ka sportistë të lindur gjetkë dhe të birësuar nga vende të ndryshme për të arritur sa më shumë rezultate po as nuk kanë si ta dinë se çfarë gare bëhet nga federatat e komitetet olimpike për birësimin e këtyre talenteve. Dhe patjetër, nuk kam as si dhe as pse e fsheh, që fakti se Shqipërisë sot nuk ia birëson më as Greqia fqinje si deri dje, e as ndonjë vend tjetër, jetimët e braktisur nga atdheu i tyre si Luan Shabani”.