“Shumë gjëra në shtator do të dalin në pah”/Mickoski: dikush e privatizoi dhe partizoi MPJ-në

Kryeministri Hrsitijan Mickoski thotë se kryediplomati Timço Mucunski nuk është i kënaqur me rrjetin diplomatik, pasi sipas tij, dikush nga përbërja e kaluar qeverisëse, e privatizoi dhe e partizoi Ministrinë e Punëve të Jashtme, shkruan TV21. Mickoski thotë se nga shtatori, shumë gjëra do të dalin në pah për këtë institucion.   “Ne te partneri […]

gusht 22, 2024 - 23:00
 0  7
“Shumë gjëra në shtator do të dalin në pah”/Mickoski: dikush e privatizoi dhe partizoi MPJ-në

Kryeministri Hrsitijan Mickoski thotë se kryediplomati Timço Mucunski nuk është i kënaqur me rrjetin diplomatik, pasi sipas tij, dikush nga përbërja e kaluar qeverisëse, e privatizoi dhe e partizoi Ministrinë e Punëve të Jashtme, shkruan TV21. Mickoski thotë se nga shtatori, shumë gjëra do të dalin në pah për këtë institucion.

 

“Ne te partneri ynë strategjik, SHBA-të, në Ambasadë kemi dy persona të punësuar, ndërsa në Misionin e OKB-së nga 2 kemi 12. Tani pse është kjo kështu? Ne nëse jemi partnerë strategjik me SHBA-të, ashtu duhet edhe të sillemi. Jo vetëm të valojmë flamurin, duhet të tregojmë me vepra, se jemi me të vërtet partnerë strategjik. Por dikush e ka privatizuar dhe e ka partizuar atë institucion dhe tashmë ngadalë por me sigurt po lirohet, edhe shumë punë të tjera do të dalin në pah, shumë shpejtë prej sot. Unë thash, ja vjen muaji shtator”, deklaroi mes tjerash Mickoski.