Situata e sigurisë në Kosovë diskutohet mes Ulutashit dhe përfaqësueses së Greqisë

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka pritur sot në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë. Në njoftimin e KFOR-it thuhet se në takim kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë. “Gjeneral Ulutash shpalosi angazhimin e KFOR-it për të nxitur

Nëntor 14, 2025 - 21:30
 0
Situata e sigurisë në Kosovë diskutohet mes Ulutashit dhe përfaqësueses së Greqisë
Situata e sigurisë në Kosovë diskutohet mes Ulutashit dhe përfaqësueses së Greqisë

Situata e sigurisë në Kosovë diskutohet mes Ulutashit dhe përfaqësueses së Greqisë

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka pritur sot në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se në takim kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë.

“Gjeneral Ulutash shpalosi angazhimin e KFOR-it për të nxitur një ambient të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

KFOR-i thekson se Ulutash ka shprehur gjithashtu mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e kontingjentit grek, duke theksuar mbështetjen e qëndrueshme të Greqisë ndaj misionit.