Sonte nis Festivali i Teatrove, bashkon prodhimet teatrale shqiptare

Sonte do të fillojë Festivali i Teatrove në Ferizaj. Sivjet është edicioni i 54-t i cili do të hapet në teatrin “Adriana” me shfaqjen “Mishi i Egër”. “Festivali në Ferizaj jo vetëm nga vjetërsia e organizimi, por edhe nga aspekti i konkurrencës është festivali i vetëm mbarë shqiptar që për shumë vite e ruan konkurrencën […]

shtator 1, 2024 - 14:00
 0  6
Sonte nis Festivali i Teatrove, bashkon prodhimet teatrale shqiptare
sonte-nis-festivali-i-teatrove,-bashkon-prodhimet-teatrale-shqiptare

sonte-nis-festivali-i-teatrove,-bashkon-prodhimet-teatrale-shqiptare

Sonte do të fillojë Festivali i Teatrove në Ferizaj. Sivjet është edicioni i 54-t i cili do të hapet në teatrin “Adriana” me shfaqjen “Mishi i Egër”.

“Festivali në Ferizaj jo vetëm nga vjetërsia e organizimi, por edhe nga aspekti i konkurrencës është festivali i vetëm mbarë shqiptar që për shumë vite e ruan konkurrencën brenda produkteve të mira teatrore. Është rasti i vetëm që qytetarët e Kosovës dhe jo vetëm kanë mundësi të shohin prodhimet më të mira teatrore”, ka thënë Besim Ugzmajli, drejtori i Festivalit në RTK.

Ugzmajli ka thënë se në planet e tyre është edhe prodhimi i shfaqjes që e ka ekskluzivitetin e premierës për festivalin. Ka njoftuar gjithashtu se Teatri Kombëtar i Shqipërisë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Shqiptar në Shkup, Teatrot e qyteteve në Ferizaj, Prizren, Gjilan e Gostivar do të luajnë në skenën e teatrit “Adriana”. Pjesë e programit janë shfaqjet “Audienca”, “Charles III”, “Kamarja e turpit”; “Tartufi”, “Çifti i hapur”, “Turjela” e “Togeri i inishmorit”.

Si çdo vit edhe sivjet FTF do të përballë opinionet me panelet e diskutimit ndër temat “Teatri dhe lufta”, “Modalitetet e mobilitetit të teatrove shqiptare”.

Nuk do të mungojnë as netët muzikore të cilat mbahen në oborrin e teatrit të qytetit. FTF do të zgjasë deri më 6 shtator.