Sot mblidhen dy komisione në Kuvend

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të zhvillohen sot. Duke filluar nga ora 11:00,  komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere bënë shqyrtimin e raportit vjetor financiar i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022, shqyrtimin e raportit vjetor financiar i Këshillit […]

Mars 29, 2024 - 10:00
 0  3
Sot mblidhen dy komisione në Kuvend
sot-mblidhen-dy-komisione-ne-kuvend

sot-mblidhen-dy-komisione-ne-kuvend

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të zhvillohen sot.

Duke filluar nga ora 11:00,  komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere bënë shqyrtimin e raportit vjetor financiar i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022, shqyrtimin e raportit vjetor financiar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2022, shqyrtimin e raportit vjetor financiar i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2022.

Ndërkaq nga ora 13:00, komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal bënë shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik si dhe shqyrtimin e rekomandimeve të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe Komisionit për Mbikëqyrjen e financave publike lidhur me Raportin vjetor të KPM-së, për vitin 2022.

Komisionet mbahen në sallat e Kuvendit.