Ugljani: Qytetarët në Mitrovicën e Veriut po paguajnë paushall rrymën, ende s’ka përfunduar regjistri i orëve matëse

Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani. Ugljani thotë se qytetarët në këtë komunë janë duke paguar ende paushall rrymën. Kjo po ndodh sipas tij, pasi po ka vonesë të regjistrimit të orëve matëse. “Në lagjen e boshnjakëve deri 60% […]

Mars 29, 2024 - 10:00
 0  3
Ugljani: Qytetarët në Mitrovicën e Veriut po paguajnë paushall rrymën, ende s’ka përfunduar regjistri i orëve matëse
ugljani:-qytetaret-ne-mitrovicen-e-veriut-po-paguajne-paushall-rrymen,-ende-s’ka-perfunduar-regjistri-i-oreve-matese

ugljani:-qytetaret-ne-mitrovicen-e-veriut-po-paguajne-paushall-rrymen,-ende-s’ka-perfunduar-regjistri-i-oreve-matese


Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani.

Ugljani thotë se qytetarët në këtë komunë janë duke paguar ende paushall rrymën.

Kjo po ndodh sipas tij, pasi po ka vonesë të regjistrimit të orëve matëse.

“Në lagjen e boshnjakëve deri 60% si kanë regjistruar popullata orët për matje. Pagesat kanë filluar, sigurisht që 10 ditë. Paushall do të paguajnë deri të vendosën orët e rrymës për matje”, u shpreh Ugljani.

Më 11 mars të këtij viti, gjykata Kushtetuese ka vendosur që rreth 40 milionë euro do t’u kthehen konsumatorëve, të cilët e kanë paguar rrymën për serbët në veri të Kosovës.

Ky vendim është bazuar në një vendim që ishte marrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji në vitin 2012 i cili sipas Kushtetueses i ka shkelur disa ligje.

Qytetarët e komunave veriore që nga viti 1999 nuk kanë paguar për energjinë e shpenzuar. Borxhi i tyre është paguar nga qytetarët e komunave të tjera të Kosovës dhe që nga viti 2017 nga Qeveria e Kosovës.

Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2010 deri në vitin 2022, për rrymën e shpenzuar në veri janë paguar gjithsej 237 milionë euro (mesatarisht 19 milionë euro në vit).