Statovci për bllokimin: Sinjal për të huajt rreth politikës së Beogradit

Deputetja nga Lista Guxo, Jeta Statovci, bllokimin e qindra qytetarëve në pikat kufitare nga autoritetet serbe, e ka cilësuar si sinjal pasqyrues të politikës reale të Beogradit. “Është edhe një sinjal për arenën ndërkombëtare, politikën në Washington e Bruksel se politika e Beogradit është shumë më ndryshe sesa politika që tentojnë këto dy vende t’i […]

Prill 18, 2024 - 01:00
 0  4
Statovci për bllokimin: Sinjal për të huajt rreth politikës së Beogradit
statovci-per-bllokimin:-sinjal-per-te-huajt-rreth-politikes-se-beogradit

statovci-per-bllokimin:-sinjal-per-te-huajt-rreth-politikes-se-beogradit

Deputetja nga Lista Guxo, Jeta Statovci, bllokimin e qindra qytetarëve në pikat kufitare nga autoritetet serbe, e ka cilësuar si sinjal pasqyrues të politikës reale të Beogradit.

“Është edhe një sinjal për arenën ndërkombëtare, politikën në Washington e Bruksel se politika e Beogradit është shumë më ndryshe sesa politika që tentojnë këto dy vende t’i udhëheqin dhe vlerat që tentojnë t’i shtyjnë përpara. Përveç që ishin shkelje e marrëveshjeve, gjithashtu edhe ishin shkelje e të drejtave të njeriut në kuadër të lëvizjes së lirë”, ka thënë Statovci në “Lajmet e Fundit” të RTK-së.

Statovci ka thënë që Beogradi po hasë në tolerancë ndërkombëtare për shkak të sigurisë në rrafsh global, por që shpejt do të marrë përgjigjen që e meriton.

“Është e dhimbshme që aspiratat e fqinjit tonë, pavarësisht tentativave tona që të shkojmë drejt normalizimit të plotë, fqinjësisë së mirë, mbesin të njëjta të cilat janë destruktive dhe e dëmtojnë paqen që po tentojmë ta ndërtojmë në rajon”, ka thënë ajo.

Tutje ajo e ka cilësuar votimin e djeshëm për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës si të veçantë.

“Për Kosovën, ky vendim e ka rëndësinë e veçantë sepse ka të bëjë me forcimin dhe fuqizimin e subjektivitetit të saj në arenën ndërkombëtare në kuadër të organizatave evropiane”, ka deklaruar Jeta Statovci.