Tahiri: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më parë, jemi në afatin e fundit kohor

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë thirrje nga partitë e tjera opozitare që t’i mbështesin në nismën e tyre për të shpërndarë Kuvendin e Kosovës. Ai,në një konferencë për media, ka deklaruar se Kosova duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje. “Jemi në afatet e fundit kur […]

maj 20, 2024 - 14:00
 0  7
Tahiri: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më parë, jemi në afatin e fundit kohor
tahiri:-vendi-duhet-te-shkoje-ne-zgjedhje-sa-me-pare,-jemi-ne-afatin-e-fundit-kohor

tahiri:-vendi-duhet-te-shkoje-ne-zgjedhje-sa-me-pare,-jemi-ne-afatin-e-fundit-kohor

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë thirrje nga partitë e tjera opozitare që t’i mbështesin në nismën e tyre për të shpërndarë Kuvendin e Kosovës.

Ai,në një konferencë për media, ka deklaruar se Kosova duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje.

“Jemi në afatet e fundit kur duhet të bëhet mocioni për shpërndarjen e Kuvendit në mënyrë që vendi t’iu drejtohet kutive të votimit më 30 qershor. E enjtja e javës tjetër është data e fundit kur Kuvendi duhet të shpërbëhet në afatet e duhura kohore”.

“Nuk jemi në një situatë kur e kemi një dakordim mes grupeve parlamentare. Si PDK jemi në një komunikim intensiv me të gjitha palët që këto data të mos i humbim që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme më 30 qershor apo 7 korrik”, ka thënë Tahiri.