Taravari flet për ndryshimet Kushtetuese
Një nga kryetarët e VLEN-it, Arben Taravari, ripërsëritë se janë të përkushtuar në rrugën eurointegruese të Maqedonisë dhe se kjo është e pa kontestueshme, por pa VMRO-DPMNE-në nuk mund të The post Taravari flet për ndryshimet Kushtetuese appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Një nga kryetarët e VLEN-it, Arben Taravari, ripërsëritë se janë të përkushtuar në rrugën eurointegruese të Maqedonisë dhe se kjo është e pa kontestueshme, por pa VMRO-DPMNE-në nuk mund të bëhet asgjë, pasi ajo ka 58 deputetë në Kuvend.
“Jo që kemi dhënë afat por kemi insistuar por kjo ka qenë pika e parë, d.m.th. rrugëtimi europian i Maqedonisë, por duhet ta kemi parasysh se çfarëdolloj kombinimi tjetër pa VMRO-DPMNE-në nuk bëhen ndryshimet kushtetuese prandaj ne vazhdojmë të mundohemi që të gjejmë mënyrën më të lehtë dhe më të mundshme që sa më shpejtë të fillojnë negociatat, por të jemi të qartë dhe ta dërgojmë porosinë që në qoftë se VMRO është kundër, a unë mendoj se VMRO është pro fillimit, por i ka kushtet të cilat i ka dhënë para zgjedhjeve. Një prej kushteve është që t’i bëjmë ndryshimet kushtetuese, por kjo të hyjë në fuqi me afat të prolonguar”, tha Arben Taravari – kryetar i ASH-së, pjesë e koalicionit VLEN.
Duke folur për rrugën europiane të vendit, kryeministrin Hristijan Mickoski dje tha se porositë nga Brukseli nuk janë të qarta dhe ka përshtypje se Maqedonia por edhe Ballkani Perëndimor për momentin nuk janë në fokus të BE-së.
“Ne do të vazhdojmë të promovojmë vlera europiane do ta kryejmë detyrën e shtëpisë, nëse janë të gatshëm të gjejmë zgjidhje konstruktive dhe të vazhdojmë, në rregull, në çdo kohë jemi të gatshëm pozitivisht të përgjigjemi për kërkesën e tillë, në të kundërtën mund të përfundoj se ne si shtet, Ballkani, për fat të keq nuk jemi në fokus të kësaj administrate të Brukselit”, potencoi kryeministri Hristijan Mickoski.
The post Taravari flet për ndryshimet Kushtetuese appeared first on Flaka, në çdo lajm... .