Aksioni i mbrëmshëm: 18 anëtarë të grupit “Bellanoca–Baron” dyshohen për vrasje, shoqatë kriminale dhe zhvatje
Procedura disamujore para hetimore e zhvilluar nga një prokuror publik me Qendrën Hetuese të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Ministrisë së Brendshme, ka rezultuar mbrëmë në një aksion në të cilin është çmontuar një grup kriminal, i cili është realizuar së bashku me zyrtarë policorë të MPB-së në […]
Procedura disamujore para hetimore e zhvilluar nga një prokuror publik me Qendrën Hetuese të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Ministrisë së Brendshme, ka rezultuar mbrëmë në një aksion në të cilin është çmontuar një grup kriminal, i cili është realizuar së bashku me zyrtarë policorë të MPB-së në rajonin e komunave Çair, Haraçinë, Shuto Orizarë, Butel dhe Studeniçan, njofton Prokuroria. Me kërkesë të prokurorit publik dhe me urdhër të gjyqtarit në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, deri në mëngjesin e sotëm janë kryer bastisje në 30 lokacione dhe janë gjetur një sasi e madhe parash, ar, armë zjarri dhe sende të tjera, ndërsa janë privuar nga liria katër persona, ndërsa një person është dorëzuar vetë në polici. Njësitet e MPB-së dhe Ushtrisë së RMV-së vazhdojnë të veprojnë në disa lokacione për gjetjen e provave dhe objekteve që do të ndihmojnë në zbardhjen e rastit, transmeton Portalb.mk.
Prokurori publik i lëndës sot ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 18 personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se 14 persona në cilësinë e porositësit, ndihmësit apo autorëve të drejtpërdrejtë kanë kryer veprat penale “Vrasje”, prej tyre 12 dyshohen edhe për veprën penale të “Shoqatës kriminale”, ndërsa pesë dhe për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë publike. Katër personat e mbetur akuzohen për veprën penale “Zhvatje”.
“Sipas përshkrimit në dispozitiv të urdhrit, i dyshuari i parë, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin me burg, së bashku me katër persona të tjerë, dy prej të cilëve janë në paraburgim, një personit i është hequr liria dhe një person ka vdekur, ka formuar grup me qëllim kryerjen e veprës penale vrasje. Pjesëtarë të grupit u bënë të dyshuarit e tjerë, persona të tjerë të paidentifikuar dhe tani individë të vdekur. Organizatorët e grupit kriminal përgatitën plane dhe morën vendime se kush, ku, kur dhe në çfarë mënyre do të eliminohej. Ata i zbatonin vendimet personalisht ose nëpërmjet anëtarëve të tjerë të grupit, duke paguar nga 10.000 deri në 250.000 euro për një vrasje. Kështu, në emër të mbështetjes së lëvizjes radikale në RMV apo për shkak të hakmarrjes së pamëshirshme ndaj individëve të një grupi kriminal kundërshtar, në periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2024, në gjashtë ngjarje penalo-ligjore privuan nga heta tetë persona, tre të plagosur rëndë, ndërsa tre persona ishin në rrezik për jetën”, thonë nga Prokuroria.
Nga provat e mbledhura bëhet fjalë edhe për një ngjarje kriminale të vitit 2016 kur i dyshuari i parë së bashku me dy persona të tjerë kryen vrasjen në fshatin Singeliq.
“Ky grup, duke vepruar sipas roleve të ndara me qëllim përfitimin e konsiderueshëm pasuror, ka kryer edhe veprën penale të Zhvatjes në disa raste nga fillimi i vitit 2023 deri në tetor 2024. Duke shfrytëzuar të njëjtat mundësi, disa nga anëtarët e grupit kanë ndërmarrë disa veprime dhe në mënyrë veçanërisht të dhunshme dhe kërcënime serioze, si dhe duke i vënë flakën disa objekteve në territorin e qytetit të Shkupit, kanë zhvatur para në nivel mujor, por kërkonin edhe pagesën e shumave më të mëdha parash njëherësh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Nga provat e grumbulluara rezultoi se një nga organizatorët e grupit, i cili vuan dënimin me burg nga qershori 2022 deri në prill 2023, me paramendim ka nxitur kryerjen e një krimi të rëndë kundër sigurisë publike, pasi është penguar nga punonjësit e policisë për të kryer krime që lidhen me fajde dhe shitje droge në burg. Kështu, në tre raste ai ka nxitur persona të cilët i kanë vënë flakën tre automjeteve të punonjësve të policisë, duke shkaktuar dëme të mëdha.
“Prokurori publik kompetent, duke konsideruar se janë plotësuar kushtet për katër personat e privuar nga liria, do t’i parashtrojë propozim gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për caktimin e masës së paraburgimit, ndërsa tre nga të dyshuarit janë duke vuajtur dënimin me burgim, ndërsa dy persona janë në paraburgim për krime nga ngjarje të tjera penale juridike. Personi që vetëm paraqitet në polici është me masë të parashtruar paraprake për një ngjarje të dyshuar kriminale. Për dy të dyshuar, janë lëshuar urdhër-arreste ndërkombëtare dhe gjashtë janë të padisponueshëm për organet e zbatimit të ligjit, njëri prej të cilëve ka qenë i padisponueshëm që më parë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Kujtojmë se në nëntor të këtij viti në Haraçinë kanë ndodhur disa ngjarje me armë zjarri. Me 23 nëntor, në një kafene në Haraçinë ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku sipas informacioneve ishte përfshirë Faruk Masllani, vëllai i Shenoll Masllani, i njohur në publik si Shenki Versace, i cili i falur së fundmi nga presidentja Gordana Siljnovska, gjë që hasi në reagime në opinion.
Gjithashtu më 01.11.2024 poashtu në Haraçinë të Shkupit, me armë zjarri u vra S.A. (56) nga fshati Haraçinë ndërsa H.A. (20) nga fshati Haraçinë ka pësuar lëndime.