”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
Avokatja Emira Gavazaj-Gashi tha se ka gra që pasi e paraqesin rastin e dhunës familjare, pas një dite i kërkohet të tërhiqet. ”Shumë gra i paraqesin rastet dhe ndodh që nesër ose pasnesër kërkon të tërhiqet, duke mu lutur, të lutem avokate le të del nga burgu po du me u pajtu”, tha Gavazaj-Gashi. Ajo […]
Avokatja Emira Gavazaj-Gashi tha se ka gra që pasi e paraqesin rastin e dhunës familjare, pas një dite i kërkohet të tërhiqet.
”Shumë gra i paraqesin rastet dhe ndodh që nesër ose pasnesër kërkon të tërhiqet, duke mu lutur, të lutem avokate le të del nga burgu po du me u pajtu”, tha Gavazaj-Gashi.
”Çështja e mendimit patriarkal është ende këtu në thelbin e shoqërisë sonë në mentalitetin tonë. Këtu është krejt esenca nëse flasim se si duhet të parandalojmë dhe si ti ndryshojmë duhet të nisemi nga atu ku është gjeneza. Gjeneza është pikërisht këtu duhet të largohemi nga këto bindje, dhe bindja fillon nga vet personi nga familja”, tha Gavazaj-Gashi, për RTV21.