Time Kadriaj: Ministria e Shëndetësisë bleu 8 milionë euro barna nga Serbia
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se deputetë, ministra e zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, edhe kur “rrejnë nuk skuqen”. Kadrijaj përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për blerjen e barnave në Serbi. “Këta […]
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se deputetë, ministra e zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, edhe kur “rrejnë nuk skuqen”.
Kadrijaj përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për blerjen e barnave në Serbi.
“Këta të Lëvizjes Vetëvendosje edhe kur rrejnë nuk skuqen. E kur të ju del rrena prap se kanë dert se këta janë VV. Shumë me bindje folke në Kuvend ministri Vitia, ministri i tri mandateve e me zero rezultate, se këta nuk bajnë kompromise e që nuk blejnë barna në Serbi”.
“E tash këto 8 milionë për dy vjet, çka janë Arben. Bile keni ble edhe pse keni thanë që keni ndal importin e mallrave nga Serbia. Hajde mashtrues hajde!”, ka thënë Kadrijaj.