Toshkovski: Paguhet paga bonus për vitin 2023, për punonjësit e MPB-së

Sot (01.08.2024) është paguar paga bonus për vitin 2023 e drejtë të cilën e kanë shfrytëzuar 5.635 punonjës të MPB-së, bëri të ditur sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në profilin e tij në Fejsbuk. “Shuma individuale e pagës bonus arrin 36.614 denarë. Paga bonus është paguar për punonjësit e MPB-së të cilët […]

gusht 1, 2024 - 23:30
 0  4
Toshkovski: Paguhet paga bonus për vitin 2023, për punonjësit e MPB-së

Sot (01.08.2024) është paguar paga bonus për vitin 2023 e drejtë të cilën e kanë shfrytëzuar 5.635 punonjës të MPB-së, bëri të ditur sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në profilin e tij në Fejsbuk.

“Shuma individuale e pagës bonus arrin 36.614 denarë. Paga bonus është paguar për punonjësit e MPB-së të cilët kanë shfrytëzuar mbi 150 orë punë jashtë orarit në nivel vjetor për vitin 2023”, ka shkruar ministri Toshkovski.