Tre muaj nga zgjedhjet në Kosovë, Kuvendi ende i pakonstituuar

Në orët e vona të 9 shkurtit, pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) doli të festonte në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, transmeton Radio Evropa e Lirë. Ndër tjerash, kreu i LVV-së, Albin Kurti, listoi se çfarë do të bënte në katër vjetët e ardhshëm. Pak orë më vonë, edhe partitë të […]

maj 9, 2025 - 13:00
 0  4
Tre muaj nga zgjedhjet në Kosovë, Kuvendi ende i pakonstituuar
Foto: Kuvendi i Kosovës

Në orët e vona të 9 shkurtit, pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) doli të festonte në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Ndër tjerash, kreu i LVV-së, Albin Kurti, listoi se çfarë do të bënte në katër vjetët e ardhshëm.

Pak orë më vonë, edhe partitë të tjera dolën me qëndrimet e tyre. I pari ishte kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili kërkoi që opozita e deriatëhershme të bëhej bashkë për ta formuar qeverinë e re.

Por, edhe tre muaj pas, Kosova jo vetëm që nuk e ka Qeverinë e re, por s’ka as Kuvend të konstituuar.