“Valmir Aziri do të shkojë aty ku e ka vendin”, tha Kasami! I përgjigjet Aziri: Deklaratë politike, e pabazuar në fakte (VIDEO)

Ndryshimi i vendit të punës në Facebook, nga “sekretar shtetëror” në Ministrinë e Kulturës në “këshilltar shtetëror”, nga ana e Valmir Azirit ka ngjallur reagimin edhe të Bilall Kasamit, lideri të Besës, pjesë e Qeverisë, transmeton TV21. I pyetur nga gazetarët, se pse Aziri u bë “këshilltar” në Ministrinë e Kulturës, pak ditë para se […] The post “Valmir Aziri do të shkojë aty ku e ka vendin”, tha Kasami! I përgjigjet Aziri: Deklaratë politike, e pabazuar në fakte (VIDEO) appeared first on InfoShqip.com.

Korrik 24, 2024 - 05:30
 0  9
“Valmir Aziri do të shkojë aty ku e ka vendin”, tha Kasami! I përgjigjet Aziri: Deklaratë politike, e pabazuar në fakte (VIDEO)

Ndryshimi i vendit të punës në Facebook, nga “sekretar shtetëror” në Ministrinë e Kulturës në “këshilltar shtetëror”, nga ana e Valmir Azirit ka ngjallur reagimin edhe të Bilall Kasamit, lideri të Besës, pjesë e Qeverisë, transmeton TV21.

I pyetur nga gazetarët, se pse Aziri u bë “këshilltar” në Ministrinë e Kulturës, pak ditë para se të emërohet zëvendësministri i Kulturës nga Besa, Kasami tha se duhet të hetohet dhe se ka dyshme se “Aziri, në mënyrë joligjore ka marrë vendim ‘këshilltar shtetëror’”.

“Besoj se do të konstatohet shkelja dhe Valmir Aziri do të shkojë aty ku e ka vendin”, tha Kasami.

Por, i pyetur nga TV21 Valmir Aziri e mohon se është “vetëpunësuar”. Ai thotë se pozita e këshilltarit shtetëror është bërë me konkurs publik dhe meqë ai është i punësuar rreth një dekade në Ministrinë e Kulturës dhe ka qenë shef i sektorit, i ka plotësuar kushtet.

Thotë se kthehet në vendin e punës, të cilin e ka marrë në vitin 2021, dhe prej të cilit u largua që kur u emërua sekretar shtetëror.

“Tek pas 4 javësh pasi kam marrë vendin e punës – këshilltar shtetëror, jam ngritur në detyrë si sekretar shtetëror”, tha Aziri.

Deklaratën e Kasamit e cilëson si politike.

“Unë mendoj se zotëri Kasami jep deklarata politike, si çdo politikan – të pa bazuara në fakte”, tha Aziri.

Aziri i bëri thirrje zëvendësministrit të sapoemëruar në Kulturë, Sedat Sulejmani që të hetojë procesin e punësimit të tij, me qëllim që të zbardhen të gjitha dyshimet./TV21

VIDEO:

The post “Valmir Aziri do të shkojë aty ku e ka vendin”, tha Kasami! I përgjigjet Aziri: Deklaratë politike, e pabazuar në fakte (VIDEO) appeared first on InfoShqip.com.