Varheji: BE synon në tetor të nisë negociatat me Shqipërinë, ndoshta edhe me Maqedoninë e Veriut!

Komisioneri Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimin, Oliver Varheji, se qëllimi është mbajtja e konferencave ndërqeveritare me Serbinë, Shqipërinë dhe ndoshta me Maqedoninë e Veriut, në tetor. “Me Serbinë, The post Varheji: BE synon në tetor të nisë negociatat me Shqipërinë, ndoshta edhe me Maqedoninë e Veriut! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 10, 2024 - 16:00
 0  5
Varheji: BE synon në tetor të nisë negociatat me Shqipërinë, ndoshta edhe me Maqedoninë e Veriut!

Komisioneri Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimin, Oliver Varheji, se qëllimi është mbajtja e konferencave ndërqeveritare me Serbinë, Shqipërinë dhe ndoshta me Maqedoninë e Veriut, në tetor.

“Me Serbinë, Shqipërinë dhe ndoshta Maqedoninë e Veriut synimi ynë është që muajin e ardhshëm të mbajmë konferenca ndërqeveritare”, tha Oliver Varheji, komisionet për zgjerim.

Në konferencën për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP) në Budapest, siç transmeton MIA, Varheyi shtoi se Beogradi dhe Prishtina duhet të vazhdojnë dialogun për të avancuar në rrugën drejt BE-së.

Lidhur me rezultatet e Komisionit Evropian për politikën e zgjerimit, Varheyi vuri në dukje Planin e Rritjes të miratuar së fundmi për Ballkanin Perëndimor, i cili hedh themelet për zbatimin e një integrimi gradual më të shpejtë, në mënyrë që partnerët të jenë më të përgatitur për procesin e anëtarësimit.

“Kjo ofertë e paprecedentë prej gjashtë miliardë euro shtesë në mbështetje financiare për Ballkanin Perëndimor synon të inkurajojë zhvillimin socio-ekonomik dhe afrimin e rajonit të BE-së dhe duhet të sigurojë përfitimet e anëtarësimit edhe para anëtarësimit. Në të njëjtën kohë promovon integrimin ekonomik në rajon përmes një tregu të përbashkët rajonal”, u shpreh Oliver Varheji, komisionet për zgjerim.

Ai theksoi se mbështetja totale financiare e BE-së për Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2027 do të arrijë një “nivel të krahasueshëm të intensitetit të ndihmës” si në fondet aktuale të kohezionit dhe strukturore të BE-së. Varheyi shtoi se Plani i Rritjes duhet të përshpejtojë proceset e reformave në Ballkanin Perëndimor dhe vuri në dukje se të gjithë partnerët kanë paraqitur axhenda reformash që përshkruajnë se si dhe kur do të përfundojnë reformat e nevojshme për hyrjen në BE. /Alsat.mk

The post Varheji: BE synon në tetor të nisë negociatat me Shqipërinë, ndoshta edhe me Maqedoninë e Veriut! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .