Vdes një person pas të shtënave në Aktash të Prishtinës
Disa të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali si pasojë e të shtënave një person ka vdekur. Dyshohet se edhe tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, derisa ende […]
Disa të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali si pasojë e të shtënave një person ka vdekur.
Dyshohet se edhe tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, derisa ende s’ka njoftim zyrtar mbi këtë rast.
Siç mëson Gazeta Sinjali, Policia e ka ndjekë një motor në të cilin dyshohet se kanë qenë personat e dyshuar, por të njëjtit kanë arritur të ikin.
Tashmë Policia ka aktivizuar Unazën e Çeliktë, ku si rezultat janë shtuar pika kontrolli në lokacione të ndryshme, me qëllim që të bien në gjurmët e të dyshuarve.