Visar Ganiu: Ndryshimin e nisëm nga Çarshia jonë e Vjetër

Në prani të kryetarit të Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, sikurse edhe deputetëve të Koalicionit VLEN, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot ka shënuar fillimin e punimeve për Konservimin dhe restaurimin e kalldrëmit në një nga rrugët e Çarshisë së Vjetër. Ai me këtë rast ka deklaruar: “Nisëm nga Çarshia jonë e Vjetër. Ndryshimin […]

qershor 5, 2024 - 22:00
 0  5
Visar Ganiu: Ndryshimin e nisëm nga Çarshia jonë e Vjetër

Në prani të kryetarit të Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, sikurse edhe deputetëve të Koalicionit VLEN, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot ka shënuar fillimin e punimeve për Konservimin dhe restaurimin e kalldrëmit në një nga rrugët e Çarshisë së Vjetër. Ai me këtë rast ka deklaruar:

“Nisëm nga Çarshia jonë e Vjetër. Ndryshimin e kemi premtuar dhe e po e bëjmë. Sot filluam punimet për Konservimin dhe restaurimin e kalldrëmit në rr. Papuxhiska me instalim të pajisjeve urbane në sipërfaqe prej 350 m2 dhe do të vazhdojmë të rikonstruojmë çdo rrugë e rrugicë të Çarshisë së Vjetër sepse këta punëtorë të zellshëm në këtë margaritarë tonin e meritojnë më të mirën. Investimin e kemi bërë bashkë Komuna e Çairit dhe Rajoni i Planifikimit të Shkupit”, ka thënë Ganiu duke paralajmëruar edhe investime shumë të rëndësishme për komunën që drejton. Ndryshe nesër Komuna e Çairit nis edhe me ndërtimin e Pishinës moderne që është e dedikuar enkas për fëmijët e shkollave dhe që është një risi e këndshme për banorët e kësaj Komune.