VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
Reagim nga koalicioni VLEN Me keqardhje duhet të themi se në çdo paraqitje të Ali Ahmetit, gjendja e tij duket më e rëndë. Kjo ose si rezultat i manipulimeve nga Artani e Bujari, ose e ka humbur kontrollin, pasi i dalin në shesh bëmat anti ligjore! Ne e kemi për obligim ta informojmë drejtë se, […]
Reagim nga koalicioni VLEN
Me keqardhje duhet të themi se në çdo paraqitje të Ali Ahmetit, gjendja e tij duket më e rëndë. Kjo ose si rezultat i manipulimeve nga Artani e Bujari, ose e ka humbur kontrollin, pasi i dalin në shesh bëmat anti ligjore!
Ne e kemi për obligim ta informojmë drejtë se, në radhë të parë në KSHZ, nuk ka pasur mbivotim etnik, por ka pasur votim unanim të bazuar në dëshmi se Fronti multietnik i udhëhequr nga BDI, më 8 maj ka bërë shkelje të procesit zgjedhor dhe manipulim të votës shqiptare. Ky vendim është sjellë edhe me votën e anëtares së BDI-së në KSHZ.
Rikujtojmë z. Ahmeti se ankimime si të VLEN-it, BDI ka bërë në zgjedhjet e vitit 2021. Por për dallim nga atëherë, tani edhe Gjykata Administrative ka dëshmuar se BDI ka manipuluar gjatë procesit zgjedhor të 8 majit.
Deklaratat e z. Ahmeti ku dëshiron që Frontin multietnik ta paraqes si përfaqësues i shqiptarëve nuk mbajnë aspak, sepse Fronti vetë është deklaruar që është një koalicion multietnik me koncept qytetar. Ndërsa VLEN është opsioni i vetëm shqiptar në vendin tonë.
Të gjithë e kanë të qartë se pasi Ali Ahmeti e ka kuptuar se e ka humbur pushtetin, e ka humbur dhe kontrollin, por i bëjmë thirrje që, nëse e do përspektivën europiane të vendit, duhet të rijë i qetë, të udhëzojë partnerët e Frontit multietnik që bashkërisht të jenë opozitë konstruktive, të mbështesin çështjet që janë në interes të shqiptarëve, siç kanë bërë partitë e VLEN-it si opozitë e deritanishme dhe të lejojnë që drejtësia të veprojë. Kur drejtësia vepron sipas ligjit, atëherë rruga eurintegruese e vendit është e garantuar.