VLEN: Është koha që BDI të bëjë veting të vërtetë, edhe atë duke filluar nga Bujar Osmani, shoku më i mirë i Artan Grubit
VELN ka dalë me reagim ndaj deklaratave të BDI-së për korrupsion në Ministrinë e Mjediti.Nga kjo parti thonë se BDI-ja vazhdon të përpiqet ta mashtrojë opinionin me premtimet e tyre të rreme për “pastrim të brendshëm”. Në vijim ua përcjellim reagimin e plotë të VLEN-it. Por, nëse vërtet duan të luftojnë korrupsionin, le të fillojnë […]

VELN ka dalë me reagim ndaj deklaratave të BDI-së për korrupsion në Ministrinë e Mjediti.Nga kjo parti thonë se BDI-ja vazhdon të përpiqet ta mashtrojë opinionin me premtimet e tyre të rreme për “pastrim të brendshëm”.
Në vijim ua përcjellim reagimin e plotë të VLEN-it.
Por, nëse vërtet duan të luftojnë korrupsionin, le të fillojnë nga Bujar Osmani, njeriu që çuditërisht u shpëtua nga përgjegjësia gjyqësore.
BDI, në vetingun e saj, le të verifikojë se kush e shpëtoi Bujar Osmanin nga ndëshkimi gjyqësor.
Lënda e ngritur nga PSP kundër tij përfundoi në mënyrë misterioze pa proces gjyqësor! Kush ishin ata që e mbrojtën dhe pse institucionet heshtin? Kush e ndihmoi të shpëtojë nga akuzat për korrupsion dhe shpërdorim të funksionit? Kujt i detyrohet Bujar Osmani për lirinë e tij, këtë duhet ta sqarojë BDI.
BDI, në vetingun e saj, le të verifikojë nepotizmin e Bujar Osmanit.
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, kuadrot nuk u përzgjodhën sipas kritereve profesionale, por sipas lidhjeve personale me Bujar Osmanin dhe shokun e tij, Artan Grubin. Janë punësuar miq, të afërm dhe shokë, e jo kuadro të afta dhe të kualifikuara.
BDI, në vetingun e saj, le të hetojë edhe tenderët që Bujar Osmani i dha për firmat partiake.
Ministria e Punëve të Jashtme u shndërrua në një qendër korrupsioni, ku u dhanë tenderë miliona eurosh për firma të afërta me BDI-në. Firmat e kolegëve të tij partiakë morën tenderë me shuma milionëshe për ngjarje që zgjatën vetëm një ose dy ditë. Është e rëndësishme që BDI të zbulojë se ku përfunduan ato para.
BDI, në vetingun e saj, le të verifikojë nëse Bujar Osmani ishte ministër apo thjesht një hije dhe shok i Artan Grubit?
Bujar Osmani ishte ndërmjetësi i mesazheve midis Shkupit dhe Budapestit, duke sjellë marrëveshje të fshehta për rikthimin e Nikolla Gruevskit. Le të hetojë BDI se çfarë politikash përfaqësonte Bujar Osmani për veten, për ish-partnerët e tij të koalicionit apo për shqiptarët që i harroi. Është e rëndësishme të dimë nëse Bujar Osmani ishte thjesht një ekzekutues i skenarit të vetëvrasjes politike të BDI-së, të orkestruar nga Artan Grubi.
Nëse BDI dëshiron me të vërtetë pastrim, le të mos shtiret sikur do të pastrojë figurat e vogla në degët e saj. Le të fillojë nga figurat më të mëdha korruptive! Populli nuk u beson më premtimeve tuaja të rreme!
Është koha për fytyra të reja dhe pa trashëgimi korruptive!