VLEN: Më 22 maj foli sovrani, BDI dështoi në deformimin e vullnetit shqiptar

“Institucionet si KSHZ dhe Gjykata Administrative, konstatuan se më 8 maj, BDI dhe Fronti multietnik, tentuan që edhe njëherë të shtrembrojnë vullnetin e qytetarëve me kërcënime e dhunë”, thuhet në reagimin e VLEN-it. “Andaj vendosën që më 22 maj të ketë votim në fshatin Llërcë. Por makineria e Frontit multietnik përsëri tentuan të ushtrojnë presion […]

maj 30, 2024 - 19:01
 0  6
VLEN: Më 22 maj foli sovrani, BDI dështoi në deformimin e vullnetit shqiptar

“Institucionet si KSHZ dhe Gjykata Administrative, konstatuan se më 8 maj, BDI dhe Fronti multietnik, tentuan që edhe njëherë të shtrembrojnë vullnetin e qytetarëve me kërcënime e dhunë”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

“Andaj vendosën që më 22 maj të ketë votim në fshatin Llërcë. Por makineria e Frontit multietnik përsëri tentuan të ushtrojnë presion dhe kërcënime ndaj banorëve e komisionerëve, duke sjellë në vendvotim si vëzhgues ministra e policë të BDI-së me qëllim frikësimin e banorëve për të dalë në votime. Kjo pamje më shum ngjante si një shtet rrethim se si një ditë normale rivotimi.
Por veprimet kriminele të BDI-së, mbrëmë i hodhi poshtë vetë Gjykata Administrative e cila nuk kishte as edhe një vërejtje minimale për gjithë procesin e rivotimit” vijon reagimi i VLEN-it.

“Llërca demaskoi politikat antidemokratike dhe antieuropiane të BDI-së dhe partnerëve të saj të cilët për 20 vite radhazi kanë vjedhur mandate duke përdorur pushtetin për të vjedhur vota dhe për ti kërcënuar shqiptarët në shtëpitë e tyre.
Shqiptarët e duan ndryshimin pa dallim trysnive, këtë e dëshmoi ndryshimi i rezultatit pas dy javëve. Kur BDI nuk arriti ti kërcënoi e as ti blejë votat e banorëve të Llërcës, ata e dënuan me rrezultat dhjetëfish më të thellë (494 ndaj 48).
Politikave komuniste u erdhi fundi. Ndryshimi i filluar do të sjellë drejtësi dhe ardhmëri për çdo qytetarë të vendit. E kjo situatë nuk i përshtatet vetëm atyre që kanë punuar kundër drejtësisë, kanë bërë krim e korrupsion”, mbyllet reagimi i VLEN-it.