Votimet e 21 prillit në Veri/ Kryetarët e veriut me shumë gjasë nuk do të mund të shkarkohen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me tetë vota për dhe dy abstenime kishte votuar rekomandimin që më 21 prill të votohet për apo kundër largimit të katër kryetarëve shqiptarë në komunat në veri të Kosovës. Rekomandimi kishte ardhur nga Sekretariati i KQZ-së, pasi që kishte verifikuar nënshkrimet e dorëzuara të peticionit nga kuvendet komunale të […]

Prill 19, 2024 - 09:00
 0  4
Votimet e 21 prillit në Veri/ Kryetarët e veriut me shumë gjasë nuk do të mund të shkarkohen
votimet-e-21-prillit-ne-veri/-kryetaret-e-veriut-me-shume-gjase-nuk-do-te-mund-te-shkarkohen

votimet-e-21-prillit-ne-veri/-kryetaret-e-veriut-me-shume-gjase-nuk-do-te-mund-te-shkarkohen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me tetë vota për dhe dy abstenime kishte votuar rekomandimin që më 21 prill të votohet për apo kundër largimit të katër kryetarëve shqiptarë në komunat në veri të Kosovës.

Rekomandimi kishte ardhur nga Sekretariati i KQZ-së, pasi që kishte verifikuar nënshkrimet e dorëzuara të peticionit nga kuvendet komunale të Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut.

Për përfaqësuesit shqiptarë në komunat veriore dhe njohësit e proceseve politike, ky proces shihet si i pasuksesshëm.

 

Kryetari i Zubin Potokut: Nuk pres sukses nga votimi i 21 prillit

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri në një deklarim për FrontOnline thotë nuk pret sukses nga ky votim dhe se Komisionet Komunale Zgjedhore janë duke i verifikuar vendvotimet dhe se pret që vendvotimet të jenë të hapura

”Komisioni Komunal Zgjedhor edhe nëpër terren është duke i verifikuar vendvotimet. Me siguri do të jenë të hapura vendvotimet. Unë besoj se nuk do të ketë sukses, nuk ka ndonjë sukses nga ky votim, mirëpo KKZ dhe KQZ, jemi në përgatitje të hapjes së vendvotimeve’’, tha ai.

Zeqiri thotë se përkundër pritjes së tij, duhet të kryhen detyrat për të cilat i obligon ligji.

“Unë nuk kam besuar as më parë e as tash se do të ketë sukses, mirëpo ne duhet t’i kryejmë detyrat që na obligon ligji, por nuk do të ketë sukses ky far votimi”, shprehet Zeqiri për FrontOnline.

 

Uglanin: Punë e kryer, votimi nuk do të ketë sukses, kryetarët dhe asambletë do të vazhdojnë punën e tyre

Nexhat Uglanin, kryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut për FrontOnline thotë se nuk do të ketë sukses votimi i 21 prillit. Ai thotë se kjo është punë e kryer.

”Jo, jo nuk do të ketë sukses. Ajo punë është e kryer vetëm se është obligative për komunitetin me shumicë serb që të marrin pjesë sepse është thirrja për subjektin politik i cili i përfaqëson me ndikimin nga Serbia, për bojkotimin e atyre zgjedhjeve. Tash është problemi si do të bëhet ai referendumi për shkarkimin sipas udhëzimit administrativ, sepse është problemi që KQZ duhet me zgjedhë këtë përmes KKZ’’, thotë Uglanin.

Ai shprehet i bindur që kryetarët dhe asambletë komunale do të vazhdojnë punën e tyre deri në përfundim të mandatit.

Kryetarët do të vazhdojnë rrugëtimin bashkërisht me asambletë komunale deri në përfundim të mandatit sepse strategjia e Listës Serbe është gjithmonë me parë pjesën veriore në pension politik”, u shpreh për Front Online, Nexhat Uglanin.

 

Baraliu: Votimi i së dielës i rëndësishëm për Qeverinë, nuk pres që të shkarkohen kryetarët aktual

Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, deklaron për Front Online se ka shumë faktorë që do të ndikojnë në votimet e së dielës në katër komunat veriore të Kosovës.

Ai thotë se ky votim është edhe interes i Qeverisë së Kosovës, në mënyrë që si proces do të mund t’ia hiqte sanksionet e vendosura nga shtetet e BE-së.

”Nuk mund të parashikoj askush në plotni rezultatin, sepse ka shumë faktorë që ndikojnë atje, siç është Lista Serbe, është Beogradi, janë partitë politike të reja që janë formuar tani pas agresionit të Banjskës dhe është Qeveria e Kosovës e cila është e interesuar sepse ka sanksione që të ketë një proces siç është kërkuar nga BE, në mënyrë që t’i hiqen masat’’, shprehet Baraliu.

Ai më tej shton se nuk pret se ky votim do të ketë sukses dhe se kryetarët do të vazhdojnë punën e tyre deri në fund të mandatit.

‘’Unë mendoj se procesi do të vazhdoj zyrtarisht, përgatitjet janë bërë dhe mendoj se nuk do të ketë sukses, pra nuk do të ketë 50+1 dhe pastaj rregulli administrativ thotë se përsëritje nuk do të ketë për një vit dhe kështu i bie që pas një viti ka zgjedhje të rregullta dhe kësisoj kryetarët aktual do të vazhdojnë me punën e tyre”, thekson Baraliu për FrontOnline.