Zeqiri: Për ta arsyetuar servilizmin, flasin me gjuhën e Mickoskit, do të na shpallin edhe ardhacak

Nga: Arben Zeqiri Provuan për dy muaj në forma nga më të ndryshmet dhe asnjë alibi e arsyetim nuk ju pi ujë. Tani në mungesë të rrezultateve, përfaqësuesit e vLEN të turpëruar e të gjunjëzuar, të poshtëruar e të degraduar, shpëtimin po e kërkojnë në mënyrën më të gabuar të mundshme. Të gjitha dështimet e […] The post Zeqiri: Për ta arsyetuar servilizmin, flasin me gjuhën e Mickoskit, do të na shpallin edhe ardhacak appeared first on InfoShqip.com.

gusht 28, 2024 - 17:00
 0  9
Zeqiri: Për ta arsyetuar servilizmin, flasin me gjuhën e Mickoskit, do të na shpallin edhe ardhacak

Nga: Arben Zeqiri

Provuan për dy muaj në forma nga më të ndryshmet dhe asnjë alibi e arsyetim nuk ju pi ujë. Tani në mungesë të rrezultateve, përfaqësuesit e vLEN të turpëruar e të gjunjëzuar, të poshtëruar e të degraduar, shpëtimin po e kërkojnë në mënyrën më të gabuar të mundshme. Të gjitha dështimet e tyre kanë filluar ti mbulojnë me mohimin e të drejtave ligjore dhe kushtetuese të shqiptarëve, me të drejtat që me gjak e me shumë mund janë fituar deri më tani. Thjeshtë, kanë filluar të flasin me gjuhën e Mickoskit dhe Stoilkoviçit. Janë bërë tellall të tyre dhe flasin për tensione e destabilizim, duke fajsuar herë shqiptarët në përgjithësi, herë parti politike në veçanti. Paramendoni, të drejtën për reagim, kundërshtim, kritikat dhe vërrejtjet si vlera të demokracisë, i quajnë ashtu siç do Mickoski, skenare për destabilizim. Sipas tyre dhe padronit të tyre, shqiptarët duhet të pranojnë çdo degradim dhe të heshtin, të mos reagojnë e të mos kundërshtojnë, me një fjalë të bëhemi të gjithë si ata e të durojmë. Sa herë që Mickoski ua ndalon gjuhën shqipe, në vend që të thirren në të drejtën kushtetuese dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve, që të paktën të mbrojnë veten, ata bëjnë argatin e Mickoskit dhe mohojnë ligjet e amendamentet kushtetuese dhe thonë se nuk ka ligj për përdorimim e gjuhës shqipe. Një polic i thjeshtë në Strumicë, ndaloi shpalosjen e flamurit kombëtarë, ndërsa paraprakisht një Maksim Dimitrieski ua ndaloi atyre ta përdorin nëpër zyra dhe këta arsyetohen përsëri duke mohuar Kushtetutën dhe të drejtën e ligjit për përdorimin e Flamurit Kombëtar. Më herët, kur ministri i ZNAM ndryshoi Balanserin dhe uli përqindjen e shqiptarëve nga 30 në 24%, ata në vend që të kundërshtojnë, dolën dhe mbrojtën ministrin duke thënë se problemi qenka te rregjistrimi, tek rezidentët e jorezidentët, duke folur përsëri një të pavërtetë që i konvenon vetëm Dimitrievskit. Kështu siç kanë filluar, mos u habitni nëse fillojnë të na quajnë edhe ardhacak, ashtu siç dëshirojnë Mickoski, Stoilkoviçi e Dimitrieski. E atëherë do ta shihni se çfarë keni bërë.

The post Zeqiri: Për ta arsyetuar servilizmin, flasin me gjuhën e Mickoskit, do të na shpallin edhe ardhacak appeared first on InfoShqip.com.