Zgjedhjet në Himarë/ Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e opozitës, Vangjel Tavo njihet si kryebashkiak

Kolegji Zgjedhor i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë ka rrëzuar kërkesën e opozitës për zgjedhjet në Himarë, duke njohur përfundimisht Vangjel Tavon si kryebashkiak. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe PDBNJ kërkuan pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës të mbajtura më 4 Gusht 2024. Me vendim unanim, Kolegji Zgjedhor e rrëzoi kërkesën e opozitës. Vendimi është […]

shtator 9, 2024 - 20:00
 0  8
Zgjedhjet në Himarë/ Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e opozitës, Vangjel Tavo njihet si kryebashkiak

Kolegji Zgjedhor i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë ka rrëzuar kërkesën e opozitës për zgjedhjet në Himarë, duke njohur përfundimisht Vangjel Tavon si kryebashkiak.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe PDBNJ kërkuan pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës të mbajtura më 4 Gusht 2024.

Me vendim unanim, Kolegji Zgjedhor e rrëzoi kërkesën e opozitës. Vendimi është i formës së prerë, çka i hap rrugën Vangjel Tavos që të betohet si kryebashkiak i Himarës.

Vangjel Tavo fitoi me 1477 vota diferencë përballë kandidatit të opozitës Petro Gjikuria.