Artistët protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, reagon Meta: Qeveria duhet t’i dëgjoj kërkesat e tyre

Artistët kanë vijuar kërkesat dhe kundërshtimin e shembjes së Teatrit Kombëtar, pasi sipas tyre mbi të do të ndërtohet një tjetër ndërtesë e cila nuk do të jetë e përshtatshme për teatër.

Në lidhje me kërkesat e artistëve, ka reaguar presidenti Ilir Meta, ai është shprehur se në lidhje me këtë çështje duhet gjendet një dialog i përbashkët ku të mbete të kënaqura të dyja palët.

Presidenti ka bërë thirrje qeverisë dhe bashkisë së Tiranës që të dëgjojnë artistët dhe të jenë më të vëmendshëm në kërkesat e tyre.

“Presidenti i Republikës, bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje dhe i bën apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare”, -shprehet Meta.

Pak kohë më parë presidenti Meta organizoi edhe një takim me një përfaqësi të artistëve për të dëgjuar shqetësimet e sugjerimet e tyre për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

The post Artistët protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, reagon Meta: Qeveria duhet t’i dëgjoj kërkesat e tyre appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 13, 2018 2:09 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=135001
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit