“F*ck you”, Trump i përgjigjet fyerjeve të aktorit De Niro: Zgjohu o i grushtuar!

Presidenti amerikan, Donald Trump, i është kundërpërgjigjur aktorit Robert De Niro, pas sharjes që ky i fundit i drejtoi nga foltorja e Tony Awars.

Trump e quan De Niron një individ me koeficient të ulët inteligjence dhe një aktor që gjatë përvojës në filma ka marrë shumë grushta në kokë nga boksierë të vërtetë.

“Robert De Niro, një individ me koeficient të ulët inteligjence, ka marrë shumë goditje në kokë nga boksierë të vërtetë gjatë filmave të tij.

Ma merr mendja se ai nuk e kupton se ekonomia është në momentin më të mirë, me punësimin në nivelet më të larta dhe shumë kompani që i sjellin të ardhurat në vendin tonë. Zgjohu i grushtuar!”, shkroi ai në “Twitter”.

Trump gjeti kohën t’i përgjigjes De Niros pasi u kthye nga Singapori, ku zhvilloi takimin me liderin e Koresë së Veriut.

Aktori fitues i “Oscar”-it, i njohur për opozitën që i bën shpesh presidentit amerikan, mbajti një fjalim para turmës në ceremoninë e “Tony Awards” të dielën, ku tha: “Para së gjithash, dua të them f.ck Trump. Nuk ka më poshtë Trump-i, tani është f.ck Trump”



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 13, 2018 2:09 pm ne Video. ne link https://lajme.mk/?p=135005
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit