Home / Lajme / Irani pa atlete në Botëror, reagon trajneri i skuadrës

Irani pa atlete në Botëror, reagon trajneri i skuadrës

Trajneri i skuadrës iraniane të futbollit, Karlos Queiroz i ka kërkuar “Nike” t’i kërkojë ndjesë ekipit të tij, pasi kjo e fundit ka deklaruar se nuk mund t’i pajiste futbollistët me atlete të reja për kampionatin botëror për shkak të sanksioneve.

“Ky qëndrimi më i fundit i “Nike” ishte sipas këndvështrimit tim personal, i panevojshëm. Të gjithë janë në dijeni të sanksioneve. Ata duhet të dalin dhe të kërkojnë ndjesë për këtë sjellje arrogante ndaj 23 djemve”, tha Karlos Quieroz.

Deklarata e kompanisë “Nike” pason një vendim të administratës Trump, i cili konsiston në tërheqjen nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore e nënshkruar tre vite më parë, si dhe në intensifikimin e kufizimeve mbi Iranin.

“Sanksionet amerikane bëjnë që një kompani amerikane, pra “Nike”, të mos mund t’i sigurojë atlete futbollistëve të skuadrës iraniane në këtë moment”, tha “Nike” në një deklaratë për shtyp.

Kjo deklaratë ka shkaktuar konfuzion dhe mjaft frustrim në federatën iraniane të futbollit, pasi “Nike” e ka furnizuar më herët ekipin iranian me atlete dhe e bëri këtë edhe në kampionatin botëror të 2014-s, kur sanksione të ngjashme ishin në fuqi.

Disa nga lojtarët e Iranit mësohet se i kanë kërkuar lojtarëve jo iranianë nga ekipet e klubeve t’u japin hua atlete, ndërsa të tjerë thuhet se i kanë blerë nga miq apo në dyqane.

Skuadra iraniane ka mbetur në udhëkryq, për sa i takon atleteve, para ndeshjes së tyre të parë kundër Marokut, që do të mbahet të premten.

s.a/dita



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 13, 2018 2:38 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=135086
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit