Pamje e mahnitshme! Balena gjigande hidhet me kurriz duke i lënë turistët qull (VIDEO)

Vëzhgimi i balenave nuk është pa rreziqet e veta, pasi turistët në bordin e një anijeje australiane zbuluan se poshtë barkës së tyre ishte gjitari i madh i cili kërceu me kurriz dhe për pak sa nuk përmbysi anijen e tyre.

Anija, që shërben për të vëzhguar kafshët detare jashtë brigjeve të Port Macquarie, i kishte të merituara paratë e turistëve kur një balenë shumë e madhe u ngrit me kurriz, duke krijuar një valë të madhe dhe duke lagur shumë prej turistëve.

Pamjet u postuan menjëherë në rrjetin social Facebook nga Port Jet Cruise Adventures, kompania e cila shëtiti spektatorët rreth zonës, duke treguar gjitarin që kërceu deri në majë të mjetit lundrues.

Fatmirësisht, balena kërceu aq sa për të mos lënduar njeri dhe rënia sërish në ujë i la turistët qullë.

a.s/dita



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 13, 2018 1:28 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=134867
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit