Home / Lajme / Rama u shkruan letër dibranëve: Hallall kush më ka sharë dhe tallur për Rrugën e Arbrit, nëse …

Rama u shkruan letër dibranëve: Hallall kush më ka sharë dhe tallur për Rrugën e Arbrit, nëse …

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë do të jetë të dielën në Peshkopi. Ka qenë vetë numri një i Qeverisë që ka bërë të ditur një gjë të tillë, teksa përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka publikuar një letër të shkruar me dorë. Me anë të kësaj letre ai i drejtohet dibranëve, teksa shkruan se i ka hallall sharjet, talljet dhe telendisjet për Rrugën e Arbrit, nëse do të vijë në orën 10:30 të dielën në Peshkopi, për nisjen e punimeve për këtë aks rrugor.

Ja letra

“Çdo dibran që më ka telendisur në Facebook me sharje dhe tallje për Rrugën e Arbrit i ka hallall të gjitha po erdhi të dielën në Peshkopi (ora 10:30) ose në Klos (Ora 12:00) për fillimin e punimeve të pritura për 100 vjet. Fjalët mbrapsht kush nuk çon të paktën një buzëqeshje në Fb në pamundësi për të ardhur”, – shkruhet Rama në Facebook, të cilën e ka shoqëruar në fund me një emoji buzëqeshje.

The post Rama u shkruan letër dibranëve: Hallall kush më ka sharë dhe tallur për Rrugën e Arbrit, nëse … appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 15, 2018 3:24 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=138118
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit