Rekord në “Fan Zonë”, ja numri i tifozëve të pranishëm

Shumë tifozë kanë mbërritur në Moskë për të ndjekur në stadiumet e ndryshme ndeshjet e Kupës së Botës, por i shumtë është numri edhe i atyre që kanë preferuar që ndeshjet e Botërorit t’i ndjekin në zonat e tifozëve, të quajtura “Fan Zone”.

Gjatë ceremonisë së hapjes në Luzhniki, ku u luajt edhe ndeshja mes Rusisë dhe Arabisë Saudite (5-0), stadiumi ka qenë i tejmbushur.

Ndërkohë që jashtë stadiumit është vendosur “Fan Zona” me një kapacitet prej 12,500 vendesh, por këto ditë, ajo “Fan Zonë” është vizituar nga plot 67 mijë tifozë.

Lajmi është bërë publik nga agjencia italiane e lajmeve “ANSA”, që raporton se do të ketë edhe më shumë tifozë në ditët në vijim dhe pritet që të thyhen rekorde për sa i përket tifozëve.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 15, 2018 3:23 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=138095
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit