VIDEO/ Ishte duke bërë foto me simpatizantët, qëllohet për vdekje politikani

Një politikan meksikan, aktiv në luftën për zhdukjen e krimit të organizuar, u qëllua për vdekje teksa po bënte selfie me disa mbështetës.

Fernando Purón, ish-kryebashkiaku i Piedras Negras, kishte marrë pjesë në një debat në Kongres të premten, kur u qëllua.

Vrasja tronditëse e Purón, e cila është filmuar nga kamerat afër, tregon një burrë me mjekër dhe me kapele që ecën mbrapa 43-vjeçarit dhe e gjuan atë në pjesën e pasme të kokës.

Artistët protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, reagon Meta: Qeveria  duhet t’i dëgjo kërkesat e tyre
Artistët protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, reagon Meta: Qeveria duhet t’i dëgjo kërkesat e tyre

Purón ndrroi jetë, rrugës për në spital.

Ai njihej kryesisht për punën e tij, për të luftuar kartelin Los Zetas.

Karteli Zeta ka humbur disi “fuqinë”, që nga arrestimi i udhëheqësit Miguel Treviño Morales, i njohur si Z-40.

Vdekja e Purón e bën atë politikanin e 112 të vrarë në Meksikë, që nga shtatori i vitit të kaluar.

Më shumë se 1,000 kandidatë kanë braktisur zgjedhjet lokale të 1 korrikut, për shkak të frikës se do të vriten nga bandat.

Artistët protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, reagon Meta: Qeveria  duhet t’i dëgjo kërkesat e tyre
Artistët protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, reagon Meta: Qeveria duhet t’i dëgjo kërkesat e tyre

Gjatë fushatës, gati 10 përqind e vendit ose 222 komuna kanë pasur kandidatë ose drejtues aktual që janë vrarë, sulmuar ose kërcënuar.

Purón, pjesë e Partisë Revolucionare Institucionale në pushtet, ishte kërcënuar disa herë gjatë detyrës si kryetar bashkie.

Në 2016, një paralajmërim u postua në një varrezë, ku shkruante: “Purón, në dy vjet ne do të presim kokën tënde”.

The post VIDEO/ Ishte duke bërë foto me simpatizantët, qëllohet për vdekje politikani appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 13, 2018 1:38 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=134880
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit