Home / Lajme / VIDEO: Njihuni me “ëngjëjt mbrojtës” të Forcave të Armatosura

VIDEO: Njihuni me “ëngjëjt mbrojtës” të Forcave të Armatosura

Gavazaj drejt Belgjikës, tre klube në garë
Gavazaj drejt Belgjikës, tre klube në garë
Forcat e Armatosura shqiptare vijojnë transformimin edhe sa i përket trajnimit të efektivëve.

Për herë të parë në historinë e ushtrisë shqiptare, 2 vajza po stërviten për t’u bërë pjesë e skuadrës së kërkim shpëtimit në ujë.

Egzime Muça dhe Margarita Gjerko janë dy ushtare, të cilat janë bërë pjesë e Forcave të Armatosura vetëm pak muaj më parë, por kaq i ka mjaftuar për të bërë atë që se ka bërë asnjë vajzë para tyre.

Përveç se janë dy vajza, të bën përshtypje mosha e tyre, Muça 21 vjeçe, ndërsa Gjerko 19 vjeçe, një shembull për t’u ndjekur nga bashkëmoshataret e tyre.Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila përmes një videoje të publikuar në Facebook përshëndet sfidën e dy vajzave.

“Nuk mendoj se e ekzagjeroj nëse i quaj ëngjëj mbrojtjes, pasi detyra e tyre është kërkim-shpëtimi në rastet e fatkeqësive.Por për herë të parë dy vajza, ushtare të reja të FA po stërviten për t’u bërë pjesë e togëujore. #Respekt për vullnetin!”- shkruan Xhaçka.

Në video ato shprehen të vetëdijshme për vështirësitë që kërkon kjo detyre, por duken të vendosura për t’i shkuar deri në fund kësaj sfide.

Angazhimet e ushtrisë shqiptare në misionet jashtë vendit, por edhe ato brenda vendit gjatë emergjencave civile kanë rithyer dëshirën e të rinjve për t’u futur në ushtri, kjo edhe për shkak të rritjes së vëmendjes së qeverisë për Forcat e Armatosura, pasi kryeministri Rama ka premtuar rritje të konsiderueshme në trajtimin financiar për ushtarakët shqiptar.

Ëngjëjt mbrojtjes në Forcat e Armatosura!

Nuk mendoj se e ekzagjeroj nëse i quaj engjëj mbrojtjes, pasi detyra e tyre është kërkim-shpëtimi në rastet e fatkeqësive.⛑Por, për herë të parë 2 vajza, ushtare të reja të FA po stërviten për t'u bërë pjesë e togës ujore.🏊🏻‍♀#Respekt për vullnetin!💪🏻

Posted by Olta Xhacka on Monday, June 11, 2018



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 11, 2018 3:59 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=129745
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit