Home / Lajme / Banorët e fshatit Poroj, në rrezik nga përmbytjet

Banorët e fshatit Poroj, në rrezik nga përmbytjet

Banorët e fshatit Poroj të Tetovës kërkojnë zgjidhje afatgjate të problemit nga përmbytjet. Shprehen të revoltuar nga autoritetet komunale por dhe pushtetit qendror. Sipas tyre autoritetet vetëm premtojnë por nuk zgjidhin problemin. Edhe reshjet e djeshme të shiut lan pas vete një urë të dëmtuar dhe përmbytjen e një pjese të madhe të tokës pjellore.

As mbrëmë kush nuk ka qenë por as sot deri në këtë moment nuk ka ardh kush. Si Bashkësi lokale më nuk kemi arsye përse t`i pranojmë se premtimet e tyre kanë qenë shumë të mëdha se kemi bë këtë kemi bë atë. E vërtetë është se dicka kanë bërë, por është minimale ajo në krahasim me kërkesat tona. Ne kërkojmë zgjidhje jo vetëm sanim”- u shpreh Sulejman Ramadani kryetar i BL Poroj.

Rehat nuk është e tërë pjesa që jetojnë rreth lumit. Institucionet nuk vinë, vinë veç për t`i marr votat, thonë do e rregullojmë lumin shtratin dhe asgjë. Nuk rregullohet kështu duke heq rërën duhet lartë të rregullohet”- tha një banor.

Popullsia frikohet, masa siç e shihni nuk marrin si duhet. Këta që janë më afër lumit ikin edhe prej shtëpive- theksoi një banor

Nga komuna e Tetovës, shprehen se mjetet për pastrimin e shtratit të lumit janë ndarë, dhe tenderi është hapur.

Komuna e Tetovës ka punuar në dy drejtime. I pari është intervenimi ad-hok me dërgesën e makinerisë operative për mënjanimin e dëmeve në shtratin e lumit të Porojit. Faza e dytë që duhet informuar banorët e Porojit, Reçicës së madhe e të vogël, është ndarja e 5 milion denarëve nga komuna. Vendimi tanimë është shpallur dhe mediat e kanë, për pastrimin e shtratit për të tre fshatrat”- deklaroi Armend Fazliu, Zëdhënës i komunës së Tetovës.

Edhe kësaj radhe, vërshimet dëmtuan serish përveç urës së vogël në fillim fshati edhe fushat e mbjella të fshatit Puroj. Banorët thonë se, ende nuk është bërë dëmshpërblimi i dëmtimeve të para që u bënë në fusha.

Bashkim Sulejmani



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 5, 2018 8:30 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141351
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit