Home / Lajme / Deponia në Dibër, kërcënim për shëndetin e qytetarëve

Deponia në Dibër, kërcënim për shëndetin e qytetarëve

Dibra me vite të tëra është nën tym, ndërsa qyteti është si një dhomë e hapur gazi. Kështu aktivistët civil e vlerësojnë situatën me deponinë e egër të vendosur në dalje të qytetit në rrugën që shpie drejt kufirit me Shqipërinë. Situata më kritike është në periudhën e verës, kur mijëra mërgimtarë nga vendet e Evropës Perëndimore dhe Amerikës kthehen në vendlindje. Ata thonë se e njëjta pamje përsëritet çdo vit.

Edhe qytetarët janë të revoltuar. Ata thonë se gjatë periudhës së kaluar kanë qenë dëshmitarë të tymit dhe erës që është përhapur nëpër qytet.

“Kjo deponi është një katastrofë e madhe për Dibrën, që i rrezikon të gjithë. Nëse shkon atje do të thoni – çfarë është kjo, diçka që nuk mund të durohet”- qytetar.

” Kjo është sëmundje. Ambulanca është plot me fëmijë. Askush nuk ndërmerr asgjë, asnjë masë”-qytetar.

Por, kryetari Ruzhdi Lata pohon se në krahasim me komunat e tjera, deponia e Dibrës është më e organizuar sepse është në një vend.

Në këtë vend në ditë hidhen rreth 20 ton mbeturina. Që nga viti 2004, me vendim të qeverisë, në këtë deponi edhe nga komuna fqinje e Mavrovës-Rostushës hidhen mbeturina.

Miki Trajkovski



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 5, 2018 8:25 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141259
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit