Flet nusja e familjes Thaçi: Vellon ia besova një dizajneri serb

Flet nusja e familjes Thaçi: Vellon ia besova një dizajneri serb

Flet nusja e familjes Thaçi: Vellon ia besova një dizajneri serb
Flet nusja e familjes Thaçi: Vellon ia besova një dizajneri serb

Kosova numëron një numër të madh dizajnerësh të cilët kanë arritur që punën e tyre ta paraqesin edhe jashtë vendit, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo gjithçka është çështje shijesh, por pa lënë anash edhe çmimet stratosferike që disa prej tyre kanë, qoftë edhe për veshjet më të thjeshta.Kjo ka bërë që njerëzit të cilët jetojnë në Kosovë, duke mos i anashkaluar edhe fytyrat e njohura publike, ta gjejnë veten të dizajnerë tjerë dhe jo ata kosovarë.

Shembull e kemi bashkëshorten e nipit të presidentit Hashim Thaçi, e cila ia ka besuar punën një dizajneri serb për vellon e dasmës së saj.

Flet nusja e familjes Thaçi: Vellon ia besova një dizajneri serb
Flet nusja e familjes Thaçi: Vellon ia besova një dizajneri serb

Nipi i presidentit, Kushtrimi nuk ka shumë ditë që kurorëzoj dashurinë me gruan e tij, Edona Ahmetin me ç’rast organizuan një dasmë madhështore në një nga hotelet në Prishtinë, me shumë të ftuar.

Pak ditë pas dasmës, GazetaBlic ka kontaktuar Edonën, dhe e ka pyetur atë në lidhje me fustanin e saj, se ku e ka dizajnuar dhe se çfarë kosto ka pasur.

Edona, tregoi se fustanin e ka qepur tek një dizajner serb pasi që ka vite që e përcjellë punën e tij në rrjetet sociale.‘Mihailo është një dizajner serb, me famë botërore! E përcjelli prej 2013 në Instagram dhe ka qenë ëndrra ime, kur të martohem vellon me punu te ky, për shkak se jam përshtat fiks në stilin e tij meqenëse e kam pas shumë problem me dal prej vetes”, tha ajo.

Gjithashtu, nusja më e re e familjes Thaçi tregoi se çmimi nuk ka qenë i lartë në krahasim me Kosovë.

“Në pamje ta jep bindjen se çmimet i ka ekstra të larta ama jo, janë dy fustanat që unë i kam përmbyllë me një çmim shumë minimal! Në qoftë se e kisha punu në Kosovë ta siguroj se veç një vello më kish kushtu maksimumi 3.300€ (pasi kam pyet, para se me shku ne Novi Sad)”, u shpreh Edona.

Po ashtu, nusja e familjes Thaçi tregoi hapur se dizajneri i ka bërë dhe zbritje, dhe se çmimi ishte një nga arsyet kryesore që ajo zgjodhi të bashkëpunonte me të.

Kur ishte puna tek kosto totale e dasmës, ajo u tregua e matur duke u përgjigjur shkurt: ‘Çdo gjë rreth dasmës ka qenë qellim mu dok bukur me çmim të arsyeshëm!’.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk April 17, 2019 5:11 pm ne ShowBiz. ne link https://lajme.mk/?p=141769
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit