Maqedonia e Veriut nikoqire e stërvitjes ushtarake “Goditje e vendosur”, pjesëmarrës 2 000 ushtarë amerikanë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 130-të e shqyrtoi dhe e pranoi Informacionin për kryerjen e aktivitetit stërvitor të Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe Komandës së US EUCOM “Goditje e vendosur” e cila në disa faza do të zbatohet nga 20 maji deri në 15 korrik të këtij viti.

Maqedonia e Veriut nikoqire e stërvitjes ushtarake “Goditje e vendosur”, pjesëmarrës 2 000 ushtarë amerikanë
Maqedonia e Veriut nikoqire e stërvitjes ushtarake “Goditje e vendosur”, pjesëmarrës 2 000 ushtarë amerikanë

Në propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria në seancën e sotme solli edhe vendim për miratim për hyrje dhe rreshtim të pjesëtarëve të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të kryerjes së aktivitetit stërvitor “Goditje e vendosur”.

“Sipas informacionit të miratuar në seancën e sotme bëhet fjalë për stërvitjen më të madhe ushtarake e cila kurdo qoftë është organizuar në shtetin tonë dhe në të cilën në mënyrë praktike dhe mënyrë të dukshme do të manifestohet mbështetja federale për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Në aktivitetin stërvitor është paraparë, përveç pjesëmarrjes së 2.000 pjesëtarëve të ARM-së dhe pjesëmarrjes aktive të 2.000 pjesëtarëve të forcave të armatosura të SHBA-së dhe 400 llojeve të ndryshme të automjeteve motorike, 25 pjesëtarë të Forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe 10 lloje të ndryshme të automjeteve motorike, 25 pjesëtarë të Forcave të armatosura të Republikës së Bullgarisë dhe 10 lloje të ndryshme të automjeteve motorike, 25 pjesëtarë të të forcave të Republikës së Lituanisë dhe 100 pjesëtarë të ushtrisë së Malit të ZI dhe 20 lloje të ndryshme të automjeteve motorike”, thuhet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar.

Aktiviteti stërvitor, siç thuhet në kumtesën qeveritare, është e orientuar ndaj arritjes së interoperabilitetit të pjesëtarëve të forcave të armatosura të vendeve pjesëmarrëse me qëllim të mundësimit të kontribuimit të rritur në operacioneve vijuese dhe të ardhshme nga Aleanca e NATO-s.

Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk April 17, 2019 5:43 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141853
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published.