Ministria e Jashtme: Asnjë shqiptar s’duhet të shqetësohet, vizat nuk hiqen

Ministria e Jashtme: Asnjë shqiptar s’duhet të shqetësohet, vizat nuk hiqen

Ministria e Jashtme: Asnjë shqiptar s’duhet të shqetësohet, vizat nuk hiqen
Ministria e Jashtme: Asnjë shqiptar s’duhet të shqetësohet, vizat nuk hiqen
Parlamenti i Holandës ka votuar sot pro propozimit për heqjen e vizave me Shqipërinë për shkak të kriminalitetit të shtuar.

Ndaj kësaj ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, e cila ka vlerësuar se shtetasit shqiptarë do të vazhdojnë të lëvizin të lirë drejt vendeve shengen sipas praktikës të derisotme dhe duke plotësuar vetëm kushtet aktualisht në fuqi, transmeton Indeksonline.

Më poshtë njoftimi i plotë i Ministrisë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon shtetasit shqiptarë se votimi i Dhomës së Dytë të Përfaqësuesve në Parlamentin holandez për t’i kërkuar Bashkimit Evropian inicimin e procedurës për pezullimin përkohshëm të liberalizimit të vizave nuk ndryshon rregullat e lëvizjes drejt vendeve shengen. Shtetasit shqiptarë do të vazhdojnë të lëvizin të lirë drejt vendeve shengen sipas praktikës të derisotme dhe duke plotësuar vetëm kushtet aktualisht në fuqi.

Një shtet anëtar i BE mund t’i kërkojë Komisionit Evropian hapjen e procedurës së pezullimit të lëvizjes pa viza vetëm mbi bazën e kushteve të mirëpërcaktuara në legjislacionin e BE dhe asnjë kusht nuk plotësohet për paraqitjen e kësaj kërkese nga Holanda për Shqipërinë.

Gjithsesi është Komisioni Evropian që do të shqyrtojë kërkesën dhe do t’i jap përgjigje asaj. Duke gjykuar objektivisht, në bazë të fakteve dhe shifrave zyrtare, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është besimplotë se rezoluta në fjalë nuk mund të gjejë mbështetje në Komisionin Evropian, pasi asnjë nga kriteret që do të çonin në aplikimin e mekanizmit të pezullimit të përkohshëm nuk është plotësuar në rastin e Shqipërisë.

Migracioni i paligjshëm i shtetasve shqiptarë drejt Holandës ka rënë vazhdimisht, ndërkohë që pezullimi aplikohet në rast rritje mbi 50%. Shifrat e krimit shënojnë gjithashtu ulje përmbajtësore.

Po ashtu, edhe kriteri i fundit që ka të bëjë me bashkëpunimin mes strukturave ligjzbatuese të dy vendeve janë cilësuar të shkëlqyera qoftë nga zyrtarët shqiptarë, qoftë nga ata holandezë.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë është e angazhuar të vazhdojë në mënyrë intensive bashkëpunimin si me autoritetet e Mbretërisë së Vendeve të Ulta dhe me vendet e tjera anëtare të BE për të luftuar aktivitet e paligjshme ndërkufitare.

Klima elektorale në Holandë padyshim ka ndikimin e vet dhe edhe pse jemi të keqardhur për futjen e Shqipërisë në agjendën e partive në garë, s’kemi asnjë dyshim në faktin se përtej horizontit të zgjedhjeve evropiane faktet do të prevalojnë mbi klishetë elektorale.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme gjen rastin t’i bëj edhe njëherë thirrje shtetasve shqiptarë për të respektuar plotësimin e dokumentet e nevojshme përpara nisjes së udhëtimit drejt vendeve shengen. Më shumë informacion mund të gjeni në faqen zyrtare të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk April 17, 2019 5:43 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141850
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published.