A do të përdorë “fshesën” Zaevi në oborrin e BDI-së?

A do të përdorë “fshesën” Zaevi në oborrin e BDI-së?

A do të përdorë “fshesën” Zaevi në oborrin e BDI-së?
A do të përdorë “fshesën” Zaevi në oborrin e BDI-së?

“Operacioni fshesa” të cilin kryeministri Zoran Zaev e paralajmëroi qysh në prill – menjëherë pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, do të “fshijë” në qershor. Do të goditen kuadrot arrogante dhe të papërgjegjshmit, si dhe ata që janë përfshirë në nepotizëm dhe janë pjesë e lëndëve të Komisionit Antikorrupsion. Kryeministri e njoftoi këtë pasi kthimit nga pushimi i shkurtër, me miqtë e tij jashtë vendit, i cili disi pa fat përkoi me inaugurimin e presidentit Stevo Pendarovski.

Fundjavën e zgjatur Zaev e ka shfrytëzuar për të hartuar konceptin e vendimeve të ardhshme në lidhje me ndryshimet të cilat, siç tha ai, fillimisht do të jenë në nivel qendror e pastaj gjatë verës do të vazhdojnë në nivel lokal,ndërsa do ta përfshijnë edhe partinë e tij (LDSM), e cila është dominante në pushtet dhe si e tillë e ka përgjegjësinë dhe reflektimin më të madh te qytetarët.
“Do të ketë ndryshime edhe në nivel ministror edhe në nivel të drejtuesve të ndërmarrjeve, por edhe në nivel lokal, si dhe në partinë nga e cila vi unë. Argumentet për ndryshim do të jenë arroganca, dështimi për të përmbushur detyrat e përcaktuara, mos gatishmëria ose gjithçka me të cilën qytetarët nuk janë të kënaqur. Bëhet fjalë për dobësi njerëzore, jo për atë nëse dikush është fajtor ose jo. Padyshim edhe vendimet e Komisionit Antikorrupsion, veçanërisht nëse ka pasur ndikim gjatë punësimeve, do të merren parasysh”, deklaroi Zaev.

Në ditët e ardhshme për “fshesën e qeverisë”, ai do të diskutojë me udhëheqësin e BDI-së Ali Ahmeti, si dhe me liderët tjerë të koalicionit.
Por, zyrtarët e BDI-së në paraqitjet publike haptazi thonë se për punën e tyre ata përgjigjen vetëm para partisë dhe udhëheqësit të partisë Ahmeti. Në lidhje me këtë, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, në emisionin “200” në televizionin Alsat tha:
“S’ka asgjë të çuditshme këtu. Qeveria është politike, nuk është eksperte, atë e përbëjnë partitë e koalicionit. Secila palë ka forume të veta ku propozohen kuadrot të cilët do të udhëheqin institucionet. Mua më ka zgjedhur kryesia e BDI-së dhe më kanë propozuar te Kryeministrit që të më propozojë në Kuvend. Kështu, Kryeministri ka mundësi vetëm të kërkojë nga Ali Ahmeti që të shkarkohet ndonjë zyrtar i BDI-së dhe kjo të konfirmohet në kryesinë e BDI-së, madje edhe Ali Ahmeti duhet të konfirmojë këtë vendim para kryesisë së BDI-së” tha Osmani.
Për mesazhet e tilla të ministrave të BDI-së Zaev komentoi se “të gjithë vijnë nga ndonjë parti, por që s’mund të ketë vendosje të kandidatëve sipas regjimit dhe se si kryeministër mund të propozojnë ndryshime, por vendos Kuvendi i cili përbëhet nga parti të ndryshme.”
“Qytetarët janë treguesi kryesore, qytetarët publikisht komentojnë, është liri, është transparente, dëgjohet kudo dhe në përgjithësi presin se ku do të ndodhin ndryshimet. Unë si mandatar duhet t’i shqyrtoj këto sugjerime të qytetarëve, por unë jam vetëm propozues, për ministrat do të vendosë parlamenti, për funksionet e drejtorëve qeveria do ta ketë fjalën e fundit – tha Zaev.
Megjithatë, a do të përdorë “fshesën” Zaevi edhe në oborrin e BDI-së, do të qartësohet pas takimit të tij me Ahmetin.
Dhe ndërsa kryeministri beson se në fillim të qershorit do të del me listë të plotë të ndryshimeve në ministritë dhe institucionet shtetërore, ministrat në kabinetin e tij shpresojnë se do t’i ikin fshesës. Të gjithë thonë se ia kanë dalë të realizojnë programet e parapara dhe se nuk presin që kryeministri t’iu falënderohet.
Edhe pse Zaev s’ka përmendur as ndonjë numër, as emra, as resorët në të cilët do të ketë ndryshime, megjithatë në publik ka spekulime se rikonstruktimi do të përfshijë ministrinë e kulturës, ekologjisë, transportit, sferën ekonomike, sektorin e investimeve, do të emërohet kreu në Ministrinë e sapo formuar për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve.
Rikonstruktimi i paralajmëruar do të jetë i pari në kabinetin qeveritar të Zaevit. Deri tani ka pasur vetëm disa ndërrime individuale dhe rokada të ministrave.
Për të zëvendësuar një ministër, nevojitet shumicë absolute prej 61 deputetësh. Nëse, megjithatë, Zaev vendos të propozojë shkarkimin e më shumë se një të tretës së anëtarëve të qeverisë (në këtë rast më shumë se 8), Kuvendi vendos sikur për zgjedhjen e Qeverisë së re (neni 94 i Kushtetutës).



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk May 17, 2019 10:27 am ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=146357
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published.