Shkodran Mustafi largohet nga Arsenali, ja ku do të shkojë?

Shkodran Mustafi largohet nga Arsenali, ja ku do të shkojë?

Shkodran Mustafi largohet nga Arsenali, ja ku do të shkojë?
Shkodran Mustafi largohet nga Arsenali, ja ku do të shkojë?

Futbollisti nga Gostivari ka dëshpëruar me paraqitjet e tij në “Emirates Stadium” dhe klubi londinez po mendon ta shesë gjatë afatit kalimtar të verës.
Krahas Granit Xhakës, edhe Shkodran Mustafi pritet të largohet nga Arsenali gjatë verës, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti shqiptar nuk ka bindur me paraqitjet e tij në Londër dhe tifozët e këtij klubi e duan largimin e tij. Mediat italiane ndërkohë shkruajnë se e ardhmja e përfaqësuesit gjerman do të jetë në Serie A. Interesim për ish-futbollistin Evertonit, Sampdorias e Valencias ka shprehur Milani.
“Rossoneri” po mendojnë për pasardhësin e Zapatas e Abates, që pritet të largohen, por edhe të Caldaras, të cilin nuk po e lënë rehat lëndimet. Andaj, “Tuttosport” shkruan se Mustafi mund t’i bashkohet Milanit ose në formë huazimi ose me blerje definitive.
Arsenali e kishte blerë futbollistin nga Valencia për afro 40 milionë euro, por Mustafi ka dështuar ta tregojë veten në Londër.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk May 17, 2019 11:32 am ne Sport. ne link https://lajme.mk/?p=146459
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published.