Zaevi uron Tamarën: Ka kohë që nuk jemi ndje kaq krenar

Zaevi uron Tamarën: Ka kohë që nuk jemi ndje kaq krenar

Zaevi uron Tamarën: Ka kohë që nuk jemi ndje kaq krenar
Zaevi uron Tamarën: Ka kohë që nuk jemi ndje kaq krenar
Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në profilin e tij në Fejsbuk i uroi përfaqësues së vendit Tamara Todevskës fitimin e vendit të tetë në finalen e Eurovizionit në Tel Aviv.
“Urime Tamara, urime TeamTamara. Të çmuara janë këto momente të unitetit të cilat na i sollët nëpërmjet muzikës. Ka kohë që nuk kemi qenë kaq krenarë!”, ka shkruar Zaev në Fejsbuk.
Ai paraprakisht në Fejsbuk u ka bërë thirrje miqve nga Evropa të votojnë për përfaqësuesen tonë.
Tamara Todevska me vendin e tetë e ka fituar rangimin më të lartë të vendit deri më tani në Eurovizion.
Maqedonia e Veriut fitoi 12 pikë nga Austria, Britania e Madhe, Shqipëria, Moldavia, Serbia dhe Zvicra, ndërsa Tamara gjatë pothuajse tërë votimit ishte në maje të listës.
Todevska votimin e jurisë e përfundoi në vendin e dytë me 237 pikë, pas Suedisë me 239 pikë, ndërsa në fund të votimit të publikut u rendit në vendin e tetë.

Kjo ishte renditja më e mirë e vendit që kur merr pjesë në Eurovizion nga viti 1998. Paraprakisht plasim më të mirë vend ka pasur në vitin 2006 ku u rendit në vendin e 12 me përfaqësuesen Elena Risteska.
Autorë të këngës “Proud” janë Robert Bilbilov, Darko Dimitrov dhe Lazar Cvetkosi, ndërsa teksti është i Kosta Petrov dhe Sanja Popovskës. Vokale shoqëruese janë Aleksandra Janeva, Antonija Gogovska dhe Vasul Garvanliev.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk May 21, 2019 11:10 am ne ShowBiz. ne link https://lajme.mk/?p=146580
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published.