Beleri takohet në Athinë me kryeministrin grek , Mitsotakis: Aventurës po i vjen fundi…
Ditën e sotme, Fredi Beleri la qelinë e burgut për të shkuar në Parlamentin Europian për t’u betuar si eurodeputet, pasi u zgjodh në listën e partisë Demokracia e Re në Greqi. Një ditë para betimit në Strasburg si Eurodeputet, Fredi Beleri u takua me Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis në Athinë. Në takim, kryeministri […]
Ditën e sotme, Fredi Beleri la qelinë e burgut për të shkuar në Parlamentin Europian për t’u betuar si eurodeputet, pasi u zgjodh në listën e partisë Demokracia e Re në Greqi.
Një ditë para betimit në Strasburg si Eurodeputet, Fredi Beleri u takua me Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis në Athinë.
Në takim, kryeministri grek e uroi eurodeputetin për zgjedhjen në Parlamentin Evropian dhe uroi që shumë shpejt ai të dalë përgjithmonë nga burgu.
Sipas kreut të qeverisë greke fundi i aventurës është shumë e afërt.
“Më lejoni t’ju them se sa i lumtur jam që kjo aventurë e madhe duket se po i vjen fundi. Është e kuptueshme, ju keni marrë lejen që të mund të ushtronit detyrat tuaja dhe të bënit betimin. Shpresoj që shumë shpejt të dilni përgjithmonë nga burgu, që ky kapitull i dhimbshëm të mbyllet për të gjithë ne, që të vazhdojmë përpara, të shohim përpara”, është shprehur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
Mitsotakis theksoi se Shqipëria po afrohet më shumë me Europën, për sa kohë që i përmbahet me përpikëri angazhimeve të saj.
“Ne kemi të gjitha arsyet për të kërkuar një Shqipëri që bën progres në këto çështje, që i afrohet Evropës, por që i përmbahet rreptësisht angazhimeve të saj evropiane. Mendoj se ky është një qëllim i përbashkët për të cilin ne të gjithë duam të punojmë”, ka thënë Mitsotakis.
Beleri ka marrë një leje pesëditore nga autoritetet shqiptare për të marrë pjesë në seancën e hapjes së asamblesë së re të BE-së në Strasburg. Gjatë kësaj kohe, atij i kërkohet të mbajë kontakte me policinë dhe më pas të kthehet për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.