Adnan Neziri i reagon Halil Snopçes

Përplasjet mes dy ASh – Taravari dhe ASh – Sela kanë vazhduar edhe gjatë mbrëmjes. Është Adnan Neziri, nga partia e Ziadin Selës që ka zgjedhur ta thumbojë Halil Snopçen The post Adnan Neziri i reagon Halil Snopçes appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

gusht 23, 2024 - 22:00
 0  5
Adnan Neziri i reagon Halil Snopçes

Përplasjet mes dy ASh – Taravari dhe ASh – Sela kanë vazhduar edhe gjatë mbrëmjes.

Është Adnan Neziri, nga partia e Ziadin Selës që ka zgjedhur ta thumbojë Halil Snopçen nga partia e Arben Taravarit, duke publikuar edhe fotografi e cila është një maskë, transmeton TV21.

“E kanë çu pobratimat të reagoje ish bashkëpartiakun tonë, për nevoja të PR i kanë thënë. E kanë PR-in e fortë ato.

Po keq të kanë sugjeru se: Kush nuk ka fytyrë, nuk mund te flet për maska!”, shkruan Neziri në Facebook.

Ndërkaq paraprakisht, gjatë ditës, Snopçe ka deklaruar se “i kur i lexon statuset e ish bashkëpartiakëve”, “i vjen keq që ka qenë pjesë e një teatri falco”.

“Kur I lexoj reagimet dhe statuset nga pala e ish bashkëpartiakëve nga Aleanca për Shqiptarët dhe që tani janë pjesë e Frontit Europian, atëherë më vjen keq që në një periudhë të caktuar të veprimtarisë politike paskam qenë pjesë e një teatri falco ku një pjesë të bashkëaktorëve paskan qenë me maska, ndërsa unë jam munduar të luaj me fytyrën time të vërtetë.

Nuk do kthehem të komentoj vërtetësinë dhe realitetin në lidhje me historikun e legjitimitetit të Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët sepse gjithë e dimë. Unë jam nga ato që e di më së miri. Por, këtu vetëm do të shkruaj një thënie që thotë:

E vërteta është si Luani. Nuk ka nevojë ta mbrosh. Lëre që të humb, por përsëri ajo vet e mbron veten”, shkroi Snopçe në Faceboo

The post Adnan Neziri i reagon Halil Snopçes appeared first on Flaka, në çdo lajm... .