Agim Islami: Vlen-i mos të frikësohet nga Mickovski, të reagojë si përfaqësues i shqiptarëve dhe të mos presë vetëm nga opozita

Agim Islami, i dënuar për rastin “Alfa,” ka reaguar ashpër ndaj trajtimit të padrejtë që, sipas tij, po iu bëhet shqiptarëve në sistemin gjyqësor të Maqedonisë së Veriut. Ai thekson se gjykatat po shkelin Kodin Penal me të dyja këmbët, duke mohuar të drejtën për shqyrtim të dëshmive të reja dhe duke refuzuar kërkesat për […] The post Agim Islami: Vlen-i mos të frikësohet nga Mickovski, të reagojë si përfaqësues i shqiptarëve dhe të mos presë vetëm nga opozita appeared first on InfoShqip.com.

dhjetor 20, 2024 - 04:00
 0  7
Agim Islami: Vlen-i mos të frikësohet nga Mickovski, të reagojë si përfaqësues i shqiptarëve dhe të mos presë vetëm nga opozita

Agim Islami, i dënuar për rastin “Alfa,” ka reaguar ashpër ndaj trajtimit të padrejtë që, sipas tij, po iu bëhet shqiptarëve në sistemin gjyqësor të Maqedonisë së Veriut. Ai thekson se gjykatat po shkelin Kodin Penal me të dyja këmbët, duke mohuar të drejtën për shqyrtim të dëshmive të reja dhe duke refuzuar kërkesat për ekspertizë profesionale.

Në një deklaratë publike, Islami kujtoi përmbajtjen e nenit 236, alineja 7, të Kodit të Procedurës Penale të RMV-së, që lejon angazhimin e ekspertëve jashtë vendit në raste kur nuk ka mundësi brenda shtetit. Ai tha se këto dispozita ligjore po injorohen qëllimisht për ta mbajtur atë në burg padrejtësisht.

“Gjykata është duke shkelur ligjin kur bëhet fjalë për shqiptarët. Duan të zhdukin dëshmitë e reja, duke më lënë të kalbem në burg i pafajshëm,” deklaroi ai.

Islami i bëri thirrje përfaqësuesve shqiptarë në institucionet shtetërore të reagojnë për këtë rast dhe të mos frikësohen nga presioni politik i Mickoskit. “Vlenin duhet ta kuptojë se është përfaqësues i popullit shqiptar dhe jo të presë që vetëm opozita të reagojë për padrejtësitë që u bëhen shqiptarëve. Është koha për guxim dhe drejtësi të vërtetë,” përfundoi ai.

The post Agim Islami: Vlen-i mos të frikësohet nga Mickovski, të reagojë si përfaqësues i shqiptarëve dhe të mos presë vetëm nga opozita appeared first on InfoShqip.com.