Aksioni opozitar, paralajmëron Noka: Do jemi në terren në të gjitha rrugët e Shqipërisë dhe në Parlament

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, pas mbledhjes së kryesisë në seli dha një prononcim për gazetarët, ku u shpreh se opozita do të shtrije aksionin e saj në gjithë Shqipërinë. Noka: Ky ishte një akt tjetër agresioni ndaj opozitës pas vendimit për të burgosur politikash liderin e opozitës e për të hetuar kreun e […]

shtator 27, 2024 - 03:00
 0  6
Aksioni opozitar, paralajmëron Noka: Do jemi në terren në të gjitha rrugët e Shqipërisë dhe në Parlament

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, pas mbledhjes së kryesisë në seli dha një prononcim për gazetarët, ku u shpreh se opozita do të shtrije aksionin e saj në gjithë Shqipërinë.

Noka: Ky ishte një akt tjetër agresioni ndaj opozitës pas vendimit për të burgosur politikash liderin e opozitës e për të hetuar kreun e PL-së, pas vendimit për të burgosur kryerin e bashkisë së Himarës, Edi Rama më të gjitha këto ka treguar se është i vendosur t’i shpall luftë opozitës. PD e trajtoj këtë situatë me përgjegjshmëri dhe ka venduar të përvijoj aksionin e saj.

Data 6 do të jetë dita e parë e aksioni opozitar të veprës. Ne nuk rrimë duar kryq kur drejtësia e re vepron në shkelje të ligjeve dhe kushtetutës, bëhet marionetë në duart e regjimit. Kur drejtësia e re vendos padrejtësinë si normën e saj në raport më opozitës dhe vepron si organizatë kriminale për të pastruar dosjet. Me dënimin e Salianjit kërkojnë të kërcënoje opozitës se kush denoncon ministrat, krimin dhe organizatat, e pret ky fat.

Nuk do mblidhemi në bulevard, do jemi në terren në të gjitha rrugët e Shqipërisë. Aksioni opozitar do të jetë dhe në Parlament dhe në terren. Nuk ka më paqe për Edi Ramë, dhe regjimin e tij.