Antikorrupsioni kërkon që të hiqen praktikat e punësimit mbi baza partiake
“Çdo deklaratë për ‘marrëveshje’ për punësime partiake në administratën publike cenon besimin e qytetarëve në institucionet publike dhe gjeneron rrezik korrupsioni në procedurat për punësim”, thonë nga Komisioni për luftimin The post Antikorrupsioni kërkon që të hiqen praktikat e punësimit mbi baza partiake appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

“Çdo deklaratë për ‘marrëveshje’ për punësime partiake në administratën publike cenon besimin e qytetarëve në institucionet publike dhe gjeneron rrezik korrupsioni në procedurat për punësim”, thonë nga Komisioni për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit.
Nga ky komision shtojnë se paralajmërimet aktuale për punësim në administratën publike, nga ana e subjekteve të caktuara politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nuk duhet të jenë lëndë të marrëveshjes së strukturave politike. Çdo punësim duhet të jetë në përputhje me ligjin, sipas një sistemi të matur dhe pa asnjë ndikim, theksojnë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Vetëm në këtë mënyrë, thonë nga atje, duke respektuar rregulloret ligjore, do të mundësojmë kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e sistemit, do të parandalojmë sjelljet korruptive, tregtimin me ndikim dhe klientelizmin partiak.
Nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit rikujtojnë se Komisioni në kuadër të kompetencave të tij, ka obligim të zbatojë parandalimin dhe të marrë masa për parandalimin e keqpërdorimeve të mundshme të pozitës zyrtare, konfliktit të interesit dhe veprimeve kundërligjore.
The post Antikorrupsioni kërkon që të hiqen praktikat e punësimit mbi baza partiake appeared first on Flaka, në çdo lajm... .