Asambleja e PS, reagon Lulzim Basha: Teatër i shëmtuar që riciklon veten

Lulzim Basha ka reaguar mesditën e sotme për Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, në të cilën u prezantua ekipi i ri për zgjedhjet e 2025. Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se ky ishte një teatër i shëmtuar e Ramës që synon t’i trajtojë qytetarët si spektatorë.  “Si përherë, shumë e për lumë. Hipokrizia […]

shtator 8, 2024 - 20:00
 0  9
Asambleja e PS, reagon Lulzim Basha: Teatër i shëmtuar që riciklon veten

Lulzim Basha ka reaguar mesditën e sotme për Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, në të cilën u prezantua ekipi i ri për zgjedhjet e 2025.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se ky ishte një teatër i shëmtuar e Ramës që synon t’i trajtojë qytetarët si spektatorë.

 “Si përherë, shumë e për lumë.

Hipokrizia për të sharë partnerin me të cilin mbylli listat dhe liroi të korruptuarit e tij përmes amnistisë, është teatri i shëmtuar që riciklon veten vit pas viti. Qëllimi është t’i trajtojnë qytetarët si spektatorë, pa fuqi vendimmarrëse, pa liri politike, pa zë në zhvillimin e vendit.

Qesharake rrahja e gjoksit të kryeministrit që drejton qeverinë më të korruptuar në Europë, teksa thotë se ai do të kandidojë në pjesën e hapur të listave. Ç’nevojë ka ta trajtojë si trimëri kandidimin te pjesa e hapur e listave, kur kishte mundësinë që t’i hapnin ato për të gjithë? Kjo është vetëm tallja e radhës me qytetarët, të cilëve i’u mohua e drejta e zgjedhjes nga dyshja që në pazarin e vulës ndanë copa pushteti, Rama qeverinë e korruptuar, Berisha opozitën fasadë. Prandaj në zgjedhjet e ardhshme oferta e tyre është shumë e qartë: Voto Ramën merr Berishën, voto Berishën mbaj Ramën.

Demokratët Euroatlantikë qëndrojnë të vendosur kundër këtij pazari që cakton mandatet në tavolinë dhe Shqipërinë e ndan si plaçkë për dyshen e vjetër dhe klientelën e tyre.

Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.