“PD nuk do marrë më shumë mandate se 1997”- Bardhi i përgjigjet Ramës: Në 11 vite, tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën!

Gjatë fjalës në Asamblenë Kombëtare, Edi Rama bëri dhe një parashikim për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen pranverën e vitit që vjen, ku u shpreh se opozita do të marrë më pak mandate se në vitin 1997 dhe kjo për faj të drejtuesve të tyre. Për këtë deklaratë të kryeministrit, ka ardhur dhe […]

shtator 8, 2024 - 20:00
 0  10
“PD nuk do marrë më shumë mandate se 1997”- Bardhi i përgjigjet Ramës: Në 11 vite, tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën!

Gjatë fjalës në Asamblenë Kombëtare, Edi Rama bëri dhe një parashikim për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen pranverën e vitit që vjen, ku u shpreh se opozita do të marrë më pak mandate se në vitin 1997 dhe kjo për faj të drejtuesve të tyre.

Për këtë deklaratë të kryeministrit, ka ardhur dhe një reagim nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se Rama ka mbetur  i njëjti në 11 vite, tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën.

Sipas deputetit të PD-së, Partia Socialiste në këtë Asamble u shkri dhe u zëvendësua me figura të reja, por i vetmi që nuk ka ndryshuar është Edi Rama.

Reagimi i Bardhit:

Lajmi i vetëm nga Asambleja personale e Edi Ramës është shkrirja totale e Partisë Socialiste dhe zëvendësimi i figurave të kësaj force politike me pupacë në xhepin e brendshëm të xhaketës së vjetruar dhe të bërë pis nga ai vetë. I vetmi që nuk ndryshon është Edi Rama, i cili për pushtetin personal është gati t’i verë flakën Shqipërisë, e jo më partisë së tij.

Asnjë ide, asnjë reflektim, llogaridhënie, asnjë ndjesë për çfarë ka shkuar keq. Vetëm vazhdim i refrenit të vjetër, fajëso dhe sulmo kundërshtarin, bëj sikur ke ardhur sot në pushtet dhe nuk ke patur shansin e mundësinë për të rritur rrogat, pensionet, për të forcuar e zhvilluar ekonominë, apo për të luftuar krimin e korrupsionin.

Flet për 2030, por mendjen e ka tek 1997. Flet për zhvillim, por mendja i punon vetëm për shkatërrim. Flet për të rinjtë, por mendjen e ka si të fuqizojë kriminelët dhe të korruptuarit. Me pak fjalë, i njëjti në 11 vite, tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën.

I vetmi institut modern ku bazohen parashikimet e tij elektorale janë paratë e vjedhura e të drogës që do hedhë, dhe aktivizimi i bandave që janë shtabet e tij elektorale. Sa herë shihni atë portret që bën si profet, duhet të kujtoni të gjithë horrat, trafikantët e vrasësit që qendrojnë pas tij, duhet të kujtoni qindra milionë euro të grabitura në rrugë, tunele, koncesione e inceneratorë. Kjo ēshtë e vërteta e tij zgjedhore, asgjë tjetër!

Sot më shumë se kurrë ndonjëherë duhet kurajo e bashkim për ta shpëtuar Shqiperinë nga kjo thundër e piset, e korruptuar dhe e zhytur në krim.