“Asnjë mbështetje për familjet e viktimave”, Çupi: Minatorët punojnë pa siguri në punë

Nga Kuvendit, deputetja demokrate Dhurata Çupi, ka ngritur si shqetësim kushtet e vështira në të cilat punojnë minatorët. Ajo ka kërkuar që të marrjen e masave të menjëhershme për mbrojtjen e tyre, pasi vetëm muajin e fundit kanë humbur jetën 6 minatorë. “Ka shumë minatorë punojnë pa kushte, pa minimumin e garancisë, janë rreth 7000 […]

qershor 24, 2024 - 18:00
 0  15
“Asnjë mbështetje për familjet e viktimave”, Çupi: Minatorët punojnë pa siguri në punë

Nga Kuvendit, deputetja demokrate Dhurata Çupi, ka ngritur si shqetësim kushtet e vështira në të cilat punojnë minatorët.

Ajo ka kërkuar që të marrjen e masave të menjëhershme për mbrojtjen e tyre, pasi vetëm muajin e fundit kanë humbur jetën 6 minatorë.

“Ka shumë minatorë punojnë pa kushte, pa minimumin e garancisë, janë rreth 7000 minatorë ku drama e  tyre përsëritet çdo ditë: që luten çdo ditë të kthehen te fëmijët e tyre, nuk ka siguri në punë, nuk ka kontroll të sigurisë, as ndonjë raport, as kur ndodhin këto tragjedi, nuk kemi një raport të inspektoriateve të punës, cilat qenë arsyet që humbën jetën këta minatorë. Nuk ka transparencë, cilat janë kompanitë që i kanë licensat.  Nuk ka asnjë informacion sa licensa janë dhënë, kush i ka marrë si shfrytëzohen, asnjë ministër nuk përgjigjet për këto çështje. Çfarë duhet të bëhet? Në mënyrë të menjëhershme duhet të forcojmë ligjin, investime urgjente në këto miniera, minimalisht të respektojnë kushtet e kontratës”, tha ajo.

Çupi theksoi se edhe për familjet e viktimave të minatorëve nuk ka asnjë mbështetje.

“Asnjë mbështetje për familjet e viktimave, duhen masa për këto familje që mbesin pa bukën e gojës, duhet rishikim i pagave, i kushteve të punës, e kemi detyrim njerëzor të miratojmë statusin e minatorit. Duhet të marrim masa seriozisht sepse përsëritet çdo muaj”, tha ajo.